Partisë Socialdemokrate e ka mbajtur sot Kuvendin e saj zgjedhor gjatë të cilit ka pasqyruar aktivitetet e saj. Kryetari këtij subjekti politik, Dardan Molliqaj theksoi se Partia Socialdemokrate është themeluar në kushte të rënda dhe ndryshe prej partive të tjera, e ka dëshmuar se nuk përkulet para pushtetit. “Ne e kemi filluar aksionin politik kundër pushtetit kur numrat arritën kulmin, kurse propaganda qiellin. Në kushte të tilla horizontet mbyllen dhe e vërteta vështirë mendohet. Në këto kushte, edhe për njerëzit normal thjesht kritika duket marrëzi. Ne kemi zgjedhur të veprojmë në këto kushte. Në kushtet kur vala e madhe i merr të gjithë: i merr ata që e mendojnë karrierën; i merr oportunistët që sa herë ndërrohet pushteti e rizbulojnë vetveten në rrobën e re; I heshtë edhe mendjet e ftohta sepse zjarri i etiketave, sharjeve e linçimeve nuk lë hapësirë për normalitetin e tyre” theksoi mes tjerash, Dardan Molliqaj. Ai shtoi më tutje se beteja e radhës për PSD-në është strukturimi dhe shtrija në qytete dhe fshatra.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …