Dardan Molliqaj ka thënë se Agjencia kosovare e Forenzikës nga analizimi i të gjitha pajisjeve që u janë sekuestruar aktivistëve të akuzuar për terrorizëm, nuk ka gjetur asnjë provë që do të dëshmonte lidhjen e tyre me sulmin në Kuvend. Kjo dëshmon që bastisjet e aktivistëve dhe paraqitja bombastike nëpër media e pajisjeve të tyre gjoja si prova, kanë qenë montime politike për efekte mediale. Në një postim Molliqaj ka shkruar se pajisjet e sekuestruara të aktivistëve nuk u janë kthyer ende.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …