Në komunën e Hanit të Elezit është mbajtur takimi i dytë i forumit lokal të trashëgimisë kulturore në komunën e Hanit të Elezit në kuadër të projektit Iniciativa për shkëmbim ndërkufitarë kulturorë Kosovë -Maqedoni (“Cultural cross-border exchange initiative”). Pjesëmarrësit në këtë punëtori u informuan mbi Legjislacionin dhe sistemi i mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore në Kosovë, Sistemi i planifikimit hapësinor dhe ndërlidhja me Trashëgiminë Kulturore në Kosovë si dhe zhvillimin e turizmit lokal bazuar në trashëgimin kulturore. Në punëtorinë u prezantua gjendja dhe planet e komunës së Hanit të Elezit në Trashëgiminë Kulturore.