Mona Agrigoroaie: “Shpella e mjerë e tradhtisë…”

Në dialogun e famshëm të Platonit, në “Republika”, ekziston një pjesë që në letërsinë politike quhet “Anekdota e shpellës”. Ky është një imazh alegorik rreth botës dhe mënyrës me të cilën mund të njihet. Miti është prezantuar kështu: në një shpellë u linden dhe u rritën me zinxhirë disa njerëz. Mënyra e tyre e vetme e kontaktit me hapësirën e jashtme ishte një mur anësor mbi të cilin përfytyrohen hyjnitë prej jashtë. Për ata njerëz të zinxhirosur, muri është botën e tyre. Por, nëse njëri prej atyre “banorëve” të shpellës do të thyente zinxhirët dhe do të dilte jashtë, në dritën e diellit, do të shikonte botën e vërtetë. Kurse nëse ai do të kthehej në shpellë mes të zinxhirosurve, ai do të konsiderohej i marrë. Të tjerët nuk do ta besonin fare… 
Grupi i Unitetit ndodhet pikërisht në një shpellë të tillë prej shpellës së tradhtisë , ku gjenden edhe të gjithë të shantazhuarit që shkojnë në Vjenë ose për korrupsion, ku janë edhe at që dikur shkelnin gjakun e dëshmorëve për çlirim dhe ribashkim kombëtar. Ata shikojnë vetëm murin e interesave të tyre personale. Mbi këtë mur përfytyrohen koncepte si “demokraci”, “pavarësi”, “negociata”, “dialog”, “multietnicitet” që çojnë në robëri dhe nuk dëshirojnë ta shohin fare diellin e koncepteve korrekte politikisht, siç është parimi i vetëvendosjes. Ai nuk ka fare liri individuale sepse është i kushtëzuar nga të tjerët, nga që nëpërkëmbin lirinë kolektive të popullit. Trullosja e ndërgjegjes kombëtare e popullit shqiptar është objektiv kryesor i fushatës se tyre manipuluare, ngelur në zingjirë, në shpellën e robërisë, “durimit”, “qetësisë” dhe “unitetit” të mbarë popullit…
Disa muaj më parë, Agim Çeku krenohej: “Demokracia jonë është e gjallë dhe një demokraci e gjallë është shenjë e një demokracie të fortë”. Tani shihet për çfarë “demokracie” e kishte fjalën.
Një “demokraci” të tillë në robëri është vetëm e vdekur, sepse ajo synon ta vdesë këtë popull, t’ia ndryshojë esencën kombëtare. Më shumë, ky sistem që po ekziston në Kosovë në këtë moment, nuk ka asgjë të përbashkët me demokracinë. As me demokracinë minimale elektorale, sepse në Kosovë zgjidhjet bëhen me lista të mbyllura, pra zgjidhen vetëm të privilegjuarit e UNMIK-ut.
Dhe siç ka shkruar, Robert Dahl, në librin “Poliarkia”, demokracia përfaqësuese nuk do të thotë vetëm akt i votimit dhe të delegimit të fuqive të popullit politikanëve, por edhe respektimin e qytetarit, lirinë e fjalës, lirinë e medieve dhe te tjerë faktorë që nuk janë respektuar, as në Kosovën e ngushtë, as në trojet e tjera shqiptare. Kjo është “demokraci” që vret qytetarët e vet, sepse guxojnë të demonstrojnë lirisht për pakënaqësinë e tyre për planet që synojnë t’i sjellë më zor në shpellën e robërisë, kjo është një “demokraci” e despotizmit, një “demokraci” e djallit dhe të ferrit. Ju na flisnit atëherë edhe për përgjegjësi…
Sa i përket përgjegjësisë, si po guxoni ju të flisni për përgjegjësinë juaj kur nuk e keni fare?! Se po të kishit treguar të përgjegjshëm nuk do të kishit pranuar që të shkohet në Vjenë me kurrfarë përgjegjësi dhe të bëhet pazar me popullin dhe trojet shqiptare, nuk do të kishit pranuar “pakon” e Ahtisarit për dhurimin e më shumë se një të tretë nga territori i Kosovës Serbisë, me anë të “komunave me shumicë serbe”, nuk do të kishit pranuar “zonat e veçanta” dhe shkeljen me këmbë të trashëgimisë kulturore shqiptare, nuk do të kishit pranuar një Kosovë të zhytur në ujërat helmuese të rikolonizimit të saj. Nëse ju keni një pikë përgjegjësi, ju duhet të deklaroni të pavlefshme çdo negociatë me Serbinë, të shpalleni të drejtën e referendumit të popullit nga të gjitha anët e Shqipërisë Etnike sipas të drejtës së tij të vetëvendosjes apo të jepni TASH, me njëherë dorëheqje. Por ju po ndieni përgjegjësi veç para ndërkombëtarëve, jo para popullit.
Atëherë përse duhet populli të respektojë sundimtarët? Ju po i ikni përgjegjësisë edhe tani, në orën dymbëdhjetë e momenteve vendimtare, kur shihni se jeni tepër larg popullit… Dhe e dënoni atë, pikë së pari duke demonstruar “logjikën e barazimit” të bijave dhe bijve trima që organizuan demonstratën me pjesëtarët e SHPK-së dhe të policisë së UNMIK-ut. “Hetimet” ndaj të fundit janë vetëm për sy e faqe, kurse represioni që doni ta nxisni ndaj Lëvizjes VETEVENDOSJE! është një fakt të gjallë. 
Dhe është e vërtetë, populli dhe të gjithë aktorët e shoqërisë duhet të jenë të përgjegjshëm, por jo në sensin manipulativ, për ta zhveshur nga çdo gjurmë të shqiptarizmit, ta verbëroni krejtësisht. Më 10 shkurt, populli ka dëshmuar vetveten se është një forcë e gjallë, dhe jo një “turmë” e vdekur, të vetëkënaqur, e mësuar me robërinë. Është një forcë që ju ka treguar si duhet të jetë dritën e diellit. Dhe ju, sundimtarë të rinj të Kosovës, ashtu si në dialogun e Platonit, prej “shpellës”, po thoni se rinia shqiptare është e çmendur, është anarkike. ?!
Rumani, 16 Shkurt 2007

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …