Mona Agrigoroaiei: Aspirata kombëtare e Isa Boletinit nuk është “Makedonska drzhava”
Deklarata e Ali Ahmetit përmban një paralajmërim të zi se ky “trim me fletë” mundet, tani në kohë “krize politike” në trevat shqiptare nën IRJM, të organizojë grupe të armatosura, të varura politikisht nga partia besnike e VMRO-s, BDI, për fitoren e “dashurisë” së bashkim-vëllazerimit qeverisës midis tyre… !
Të gjithë e dinë sa demagog është Ali Ahmeti! Të gjithë e dinë se ai në kohë parazgjedhore kthehet në patriot dhe në luftëtar lirie.
Por, është papranueshme kur edhe kjo shembëlltyrë e keqe guxon të flasë për heroin kombëtar, Isa Boletinin.
I ndodhur në Mitrovicë, në manifestimin e zbulimit të shtatores së Isa Boletinit, në 100 vjetorin e flamurit shqiptar, Ahmeti është shprehur:
“Unë vij nga Shkupi i Isa Boletinit, nga Shkupi i Hasan Prishtinës, sot zhvillohen një sërë aktivitetesh me rastin e 100 vjetorit të flamurit kombëtar shqiptar dhe fillojnë pregaditjen me festimit që fillojnë nesër në Shkupin tonë me pjesëmarrjen e kryeministrave të Shqipërisë dhe Kosovës”.
Nesër në Shkup do të realizojmë ëndrrën dhe amanetin e Isa Boletinit, ëndrrën e këtij burri që nuk reshti për realizimin e aspiratës sonë kombëtare të zhvillimit në hapësirat sonë kombëtare.
Ishte koburja e Isa Boletinit që neve na mbajti shpirtin gjallë, ishte koburja e Isa Boletinit që ne na thriste se vetëm kështu me kobure mund të çlirohet dhe të realizohet aspirata kombëtare.” (Almakos, 22.01.2017).
Me siguri, Ahmetit i duket vetja trim me fletë dhe harron se me barut te lagur, nuk realizohet aspirata kombetare.
Ai harron se vjen nga Shkupi i pushtuar nga sllavo-çetnikët maqedonas, dhe jo nga Shkupi i lirë i Hasan Prishtinës
Ai harron se trojet shqiptare nën IRJM janë akoma të pushtuara, pikërisht për shkak të duke filluar nga pranimi i marrëveshjes së Ohrit deri te Kumanova e 9-10 majit i vitit të kaluar
Ai harron se amaneti i Isa Boletinit ishte një shtet të vetëm etnik shqiptar, Shqipëria e katër ish vilajetëve.
Se sa i vlerëson Ahmeti heronjt kombëtarë dëshmohet më së miri me futjen në bodrum të bustit të Dëshmorit, Nuri Mazari, si pasojë e të cilit akt Dëshmorët e Betejës së Kumanovës, Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj e kishin paralajmëruar Ahmetin: “Bustin e Komandant Strugës do ta vëmë midis Shkupit, deshe apo nuk deshe ti!”
Amaneti i këtyre dëshmorëve te kombit, pa dyshim se duhet kryer. Lufta çlirimtare është e domosdoshme për çlirim kombëtar. Pa luftë çlirimtare nuk ka ribashkim kombëtar!!
Por kjo luftë çlirimtare nuk duhet assesi të udhëhiqet nga bashkëpunëtorët e sllavomaqedonasve. Lufta çlirimtare udhëhiqet dhe organizohet nga një lëvizje mbarëshqiptare, e përbërë nga luftëtarë të denjë, trima, të guximshëm.
Ajo udhëhiqet nga kuadro të gatshme ta çojnë në vend amanetin dhe aspiratën e heronjve kombëtarë si Isa Boletini dhe Hasan Prishtina, Shqipërinë Etnike.
“Ja vdekje, ja liri!” duhet të jetë parimi i tyre jetik udhëheqes dhe jo puthjet e përqafimet me sllavo-bullgarët e Maqedonisë.
Tiranë, 22 janar 2016