Mona Agrigoroaiei

Mona Agrigoroaiei: Gjuha shqipe të shpallet e barabartë me bullgar-maqedonishten në të gjithë territorin e vendit

Edhe pse propaganda e partive shqipfolëse e ka trumbetuar si një fitore të madhe, ligji për gjuhët avancon vetëm statuset e gjuhëve minoritare si turqishtja, gjuha rome, por jo të gjuhës shqipe!

Kumtesa e LSDM tregon qartë se: “Ligji për përdorim të gjuhës shqipe nuk favorizon asnjë popull, por e avancon përdorimin e të gjitha gjuhëve të bashkësive joshumicë në Maqedoni. Jemi të bindur se qytetarët në institucionet publike duhet të kenë mundësinë të flasin në gjuhën e tyre”.

Pra, kjo kumtesë tregon qartë se shqipja nuk është fare e avancuar në IRJM, por instalohet një mjedis tip brastvo jedinstvo, në të cilin sllavët kanë gjuhën e tyre si gjuhë zyrtare të shtetit, kurse “minoritetet” e nënshtruara kanë “të drejtë” të përdoren lokalisht gjuhën e tyre, në komunat ku ka mbi 20% popullsi “minoritare”!

Unë nuk besoj se dëshmorët e UÇK dhanë jetën që gjuha shqipe të jetë e barabartë me gjuhën rome apo me turqishten në IRJM, por ata luftuan për ribashkim kombëtar!

Në ato komuna si Ohër, Manastir, Velës, ku ka popullsi shqiptare të asimiluar apo në zgjim identitar, por nuk përben 20% të popullatës, shqiptarët mbeten të privuar nga përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe.

Nëse zaevistët duan që të ketë më Maqedoni, atëherë duhet:

1) Gjuha shqipe duhet të jetë gjuhë e shtetit, jo gjuhë lokale, së paku në atë nivel i treguar me Kushtetutën e vitit 1974;

2) Gjuha shqipe duhet të shpallet e barabartë me bullgar-maqedonishten në të gjithë territorin e IRJM-së;

3) Gjuha shqipe të mësohet në të gjitha shkollat në territorin e IRJM, të përdoret në të gjitha institucionet qendrore e lokale të saj.

Euforia e partive nuk është e justifikuar aspak, jo vetëm se shqiptarët nuk avancuan gjuhën e tyre, por ajo është nën nivelin e Kushtetutës së 1974, si rrjedhojë e nënshtruar karshi sllavo-maqedonishtes.

Rumani, 13 janar 2018

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …