Për 1643 të pagjeturit të Kosovës, fati i të cilëve ende nuk dihet edhe pas 19 vjet prej luftës së Kosovës, në Ditën Ndërkombëtare për Personat e Pagjetur
Të kujtohemi nuk është një lluks!
Të pagjeturit – plagë e marrëzisë
Beogradi shkaktar i çmendurisë
Por, Kosova rigjallëroi si feniks!
Klithma harrese, turp ndërkombëtar
Të pagjeturit po iu kërkojnë drejtësi!
Po nuk sjell drejtësi Beogradi vrastar…
Kosova përlotet ende në vazhdimësi.
Të pagjeturit që nuk u gjetën
Lulëkuqe dhimbjeje shqiptare.
Lotet tona nuk u tretën –
Veloja e zisë kombëtare.
Të pagjeturit po na nxisin
Gishti i fajit e drejtojmë!
Se serbët vërtetat i fshehin…
Fatin e paditur ta dëgjojmë!