Duke parë situatën politike të fundit në Kosovë, konstatoj:
-Partitë në opozitë në Kosovë duhet t’i rezistojnë joshjes së Listës Serbe për ta rrëzuar qeverinë Kurti me ndihmën e saj/Serbisë.
-Duhet që qeveria Kurti të shkarkojë ministrat e Listës Serbe e, në vend të kësaj partie nazi-shoviniste serbomadhe të ftojë partitë e opozitës në një qeveri gjithëkombëtare të unitetit.
-Lista Serbe ka dëshmuar se nuk është e aftë të distancohet nga ideologjitë serbomadhe e putiniste dhe ëahtë thikë pas shpine e Vuçiçit në Kosovë. Ndaj. duhet të nxirret jashtë ligjit; dhe putinistë të tipit Goran Rakiq duhen arrestuar si armiq të shtetit të Kosovës.
-Konsideroj se opozita e mbi të gjitha partitë, opozita nuk duhet të pranojnë të jenë “miq” e “shokë” me kriminelë si Rakiqi, por atyre duhet t’u shtrihet dora për një qeveri të unitetit kombëtar.
Kjo sepse ditët e orët në vijim, me gjithë praninë e ndërkombëtarëce, mund të kthejnë tensionet në Veri dhe sepse Kosova ka nevojë për vendime të matura e të gjithë spektrit politik.
-Si shqiptarë, e kemi vesin të akuzohemi e të konfliktohemi si mos më keq. Armiku e din këtë – ndaj tenton kurdo të fut yçkla në mes pozitës e opozitës shqiptare në Kosovë duke e përçarë edhe më.shumë. Kjo është e vlefshme edhe në Maqedoni.
Dështimi mund të ketë dy monedha:
– Nëse Lëvizja Vetëvendosje dështon së përjashtuari nga qeveria Listën Serbe pas deklaratave skandaloze të udhëheqësve të saj, ky do të jetë dështim nga misioni i qeverisjes së Kosovës plotësisht! Kurse nëse opozita shqiptare nuk do t’i rezistojë joshtjes së rrëzimit nga pushteti të qeverisë në.këtë.situatë krize e ndihmën e Lustës serbe, ajo do të ketë dështuar në misionin e saj kombëtar të së qenit një grumbull partish opozitare të.popullit shqiptar të.Kosovës!
Çdo parti që mund t’i lejojë veten luksin për të koketuar në vazhdim me Listën Serbe do të duhej më mirë të shkojë në Beograd e t’i gjunëzojë.Putinit të vogël – Vuçiç, sepse akti i qeverisjes me Listën Setbe është gjunëzim par Serbisë
Shtrini orë dorën njeri tjetrit si shqiptarë e mos lejoni që.nga përçarja juaj të.përfitojë.Lista Serbe e Serbia-Rusia!
Bashkimi bën fuqi!