Sensi i historisë!
Perandori pas perandorie
Vuajtje pas vuajtjes
Shqiptarët këtu jan’
Kështjellë e pamposhtur
Në Ballkan!
Përandoritë ikën
Shqiptarët rezistuan
Dhe sensi i histories
Kthim mbrapa ska!
Kthim mprapa nuk do të ketë
Shqiptarët do të ribashkohen
Shipëri Etnike do të jetë
Armiqtë lë të tërbohen!
E shenjta Shqipëri!
Shekujt na vërsulen mbi kokë
Por gjuha nuk harrohet!
Sepse, e shenjtë është kjo tokë.
Traditë e kam që shqipen ta ngris lart
Flamurin kuq e zi me krenari ta bart!
Nuk harrohet atdheu shqipëtar
Nuk harrohet himni kombëtar!
Detyrën ndaj shqipes së ëmbël
Do ta plotësoj. Në tokë, në qiell
Në yje e në diell. Te shenjten Shqipëri
unë do ta lartësoj!!
Kështjellë e pamposhtur atdhedashuria
Që vendin ta mbrojnë – të rrojë Shqipëria!
Nuk do të ulemi pranë armiqve gjakatarë
Bashkimi tonë troket: Orë historie shqiptare.
Beteja e Torviollit!
Kalorës osmanli të panumërt me shpatë nxjerrë
Arbërve trima kokën në fushë t’ua bëjnë të prerë.
Në Torvioll u mblodhën, Arbërinë ta pushtojnë
Por Skëndërbeu i bëri më tutje të mos kalojnë.
Ky burrë shtatëlart i printe në betejen me osmaninjtë
Arbërve kurajo u jepte që të luftojnë me të zinjtë.
Me përkrenaren e artë, skifterat i thërriste në qiell
Që të ulën në tokë e armiqtë ti ndiqnin deri në diell.
Zgërdheshte pasha Ali se e lehtë do jetë kjo pre
Se ai gjak do të nxitrrte, të skuqej plot kjo dhe.
Por arbërit iu sulën dhe frikën fort e plot iu futi
Deri në Stamboll jehona e betejes si rrufe i tuti.
Kështu mësim vigan të historisë e kemi
Që Shqipërisë Etnike vendosur ne të jemi.
Arbëri e re të ngjallet nga tymi e nga hiri
Dhe armiqve tu prishet ora e keq mulliri!
Acari!
Po leh era në vetminë e fushës
Është acar. Edhe strofulli i arushës
po ngrin. Pemat bërtasin në errësirë
Zhurma na trondit në largësirë.
Ështe acar dhe në zemrat tona
Akulli na ngrit në dritarët e përrallave
të gjyshërve, në këto orë të vona.
Në qiellin e murrmë troket stuhia
Ujqërrit frikësohen dhe nga vetmia.
Jetoj për Shqipërinë!
Jetoj për Shqipërinë
Dhe pse jam larg
Për vendin që
më jep lumturinë
E thurr këtë varg.
Shipëria vend i parajsës
Ti për mua gjithmonë je
Malli për ty më rrethon
Të giitha të mirat i ke.
Ndriçuar nga kujtimet
Me shpirtin në Shqipëri jam
I kam marrë gjithë vendimet:
Oqeanin e jetës aty e kam!
Burgu
Jemi në burgun e botës së mbarë
troje që lirinë kurr’ nuk e kanë parë
Shqipja vuan në robëri e copëtim
Ajo e don, e don në vetmi bashkim!
Jemi në birucë në qiellin e hapur
Trojet, armiku dinak na kanë kapur!
Jeta s’ka sens në zgjedhat armikë
Liri dhe bashkim pa sllavët çetnikë.
Liri, liri – thërret foshnja në djepin e zi
Bashkim – para vdekjes tha plaku i ri
Lumi e mali do njësohen në një shtet
Sdo ketë vend për vegla – për pushtet!
Do të thyejmë kafazin!
A jemi skllevër të lumtur
Pas kockave të uritur
A kënaqemi me sundimin,
shtypjen e robërimin?
A na mbyllën ne kafaz,
Të heshtur në maraz
Të mjegulluar në ferr
Në baltë si një derr?
Jo! Do të thyemi kafazin
Të lirë do të jemi
Do të thyemi prangat
Shqipërinë Etnike do ta kemi.
Pranvera e vonuar
Është fund marsi
dhe bie flluskë bora
Mali mbarsi
u çmend natyra.
Pranverë e vonuar
Plakat mbretërojnë
Përrallë e harruar
Xhindet na e çojnë.
Pranverë në antitezë
Metaforë e akullt
Jetërat na rrëmbën
Ngrijnë pragut.
Mallkimi i kësaj pranvere
Na rreshqet!
Presim ditët e një vere
Me bereqet!