Një qytetar më shkruan i shqetësuar sa i përket mosrespektimit të dygjuhësisë në karantinën shtetërore në Monkeydoni:”Unë si shtetas i Republikës së Maqedonisë Veriore kam një jav që mbaj Karantinë shtetërore në Qytetin e Strugës në “Hotel DRIM”, mbrenda kësaj jave kemi pasur punë me fletëmbushje aty shihet qartë se nuk rrespektohet dygjuhësia , unë nuk e kuptoj gjuhën Maqedone dhe për ketë arsye u ankova deri tek një inspektor në hotel dhe kërkova që të më sillnin fletëmbushje në gjuhën Shqipe , ai u përgjigj duke thën nuk ka fletëmbushje në gjuhën shqipe kështu ka vendosur qeveria dhe prej atje kanë ardhur .
Sot është dita që secili Shqipëtarë i cili jeton në Maqedoni duhet të ngrejë zërin për rrespektimin e dygjuhësisë , ngritja e zërit le të jetë si lulëzim i gjuhës Shqipe nëpër institucionet të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Problemi tjetër ishte në lidhje me premtimet e dhëna të shtetit ndaj mërgimtarëve për plotsimin e kushteve mbrenda 14 ditëve karantinë , shihet qartë në këtë fletëmbushje ku shkruan se pas mbarimit të Karantinës shtetërore duhet të vij ndonjë pjestar i familjes që të na marr për të na dërguar në shtëpi dhe ai person i cili vjen në Strugë duhet të mbaj karantin shtëpiak plot 14 ditë , e vërteta është se Republika e Maqedonisë së Veriut na ka premtuar se gjatë Karantinit Shtetëror do ti plotësojë të gjitha kushtet , kurse unë si qytetar iu kam përgjigjur me ankesë duke i thën : Karantini im shtetëror ka filluar prej momentit kur kam zbritur në Airoportin e Shkupit , qëndrimi im 14 ditë në karantinë dhe mbaron në momentin kur do të arrij në shtëpinë time , pra qeveria duhet të organizojë për transportin e të gjithë qytetarëve që gjinden në karantinë.”