Mona Agrigoroaiei: Protestat kombëtare janë të domosdoshme dhe duhen organizuar nga një lëvizje shqiptare


Personalisht nuk jam kundër protestave mbarëkombëtare në Shkup dhe edhe viti i kaluar kam bërë apel për dalje në protesta kombëtare.


Protestat kombëtare janë të domosdoshme dhe ata duhen organizuar nga një lëvizje shqiptare e mirëfilltë kundër dhunës dhe terrorit policor sllavo-maqedonas, kundër shtetit të stisur artificial IRJM dhe për Shqipërinë Etnike.


Por, me këtë shkrim shpreh shqetësimin dhe revoltën e thellë se një “Lëvizje” sic është “Besa” i organizon këto protesta.


Lëvizja Besa nuk duhet të quhet ashtu, por duhet të quhet “Premë në Besë”, sepse kjo lëvizje është e krijuar nga faktoret antishqiptarë të BDI-së dhe sepse kjo është një lëvizje e maskuar islamiste.


Po, Bilall Kasami ka qenë kandidat në listat për deputet të BDI-së dhe Sekretar Shtetëror në Ministrinë e Transporteve. Gjithashtu është lider i mjekrrave (islamistëve) të Çairit.


Një njeri me një biografi të tillë antikombëtare nuk i organizon protestat për kombin, por i organizon për interesat e tij të ngushta personale partiake.


Gjithashtu, ka rrezik që të përseritet një protestë me flamuj arabë dhe turq, duke marrë parasysh karakterin islamist të liderit të kësaj lëvizjeje antikombëtare.


Edhe unë u tëhoqa nga reklamat dhe propagandat e Lëvizjes “Premë në Besë” për gjoja protesta kombëtare dhe gati i përkraha. Por jo, ato nuk duhen përkrahur, sepse kanë qëllime të errta antikombëtare për shkak të biografisë së dyshimtë të liderit të saj.


Populli shqiptar i Shqipërisë Lindore nën IRJM duhet të jetë më vigjilent përballë kurtheve dhe luftës speciale antishqiptare të shqifolësve dhe armiqve sllavo-maqedonas dhe nuk duhet të hyjë në asnjë kurth të tillë antikombëtar.


Protesta kombëtare duhen gjithsesi, por të organizuar nga djelmoshat e sinqertë të kombit dhe për ribashkimin e Shqipërisë Etnike.


Gjithashtu, duhet vazhduar lufta çlirimtare. Kumanova duhet të jetë beteja e parë, por jo e fundit e fillimit të çlirimit kombëtar të trevave shqiptare në Shqipërinë Lindore nën IRJM.


Vetëm e vetëm me këtë çlirim dhe me ribashkim me Shqipërinë, populli  i këtyre viseve shqiptare, aktualisht në zgjedhë të huaj barbare sllavo-maqedonase, do të mund të jetojë i lirë dhe të ketë një të ardhmën e ndritshme kombëtare.


 


 


Rumani, 9 qershor 2015


 


 


Mona Agrigoroaiei: Duhet të hetohet misteri i luftëtarëve që ishin të ekzekutuar pas dorëzimit


 


Misteri i luftëtarëve që mund të ishin të ekzekutuar pas dorëzimit është një cështje që duhet hetuar ndërkombëtarisht. Dhe, në rast se IRJM ka kryer një akt të tillë, i palejuar nga asnjë konventë ndërkombëtare, ajo duhet ndëshkuar rëndë për një vepër të tillë antinjerëzore dhe kriminale.


Në mediumet shqiptare nga IRJM, përkatësisht AL SAT-M është publikuar një shkresë e Minsitrisë së Puneve të Brendshme maqedonase drejtuar ambasadës së Kosovës në Shkup, ku emrat e Mirsad Ndrecajt dhe Beg Rizajt figuronin ndër emrat e të gjallëve!


Diçka mbetet enigmë e pazgjidhur, si është e mundur që, nëse Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj ishin të gjallë të kthehen në Kosovë në arkivola?!


Edhe deklarimet e luftëtarëve të Kumanovës të arrestuar para familjarëve se ishin të vrarë vetëm 3 luftëtarë në momentin e dorëzimit të lejojnë për të menduar se dicka është shumë e dyshimtë këtu!!


Misteri i luftëtarëve që mund të ishin të ekzekutuar pas dorëzimit është një cështje që duhet hetuar ndërkombëtarisht.


Dhe, në rast se IRJM ka kryer një akt të tillë, i palejuar nga asnjë konventë ndërkombëtare, ajo duhet ndëshkuar rëndë për një vepër të tillë antinjerëzore dhe kriminale.


IRJM-ja dëshmon dita ditës së është shtet i kalbur që ushtron dhunë dhe terrorizëm shtëtëror ndaj shqiptarëve dhe që, së fundi nuk respekton asnjë konventë ndërkombëtare për robërit e luftës.


Ajo jo vetëm se i ka dhunuar dhe rrahur brutalisht robërit e luftës të dorëzuar, që nuk do të guxoheshin të prekeshin asnjë milimetër, por duket se edhe i ka ekzekutuar ata që ju dukeshin “jokomodë”.


Bashkësia ndërkombëtare ka detyrë të mos luajë rolin e shurdhërit dhe të verbërit dhe të formojë një komision të vecantë për hetimin e krimeve të luftës së ushtruar nga shtetit sllavo-maqedonas dhe nga zyrtarët e saj, nga më i larti deri më i ulëti.


Qeveria e Kosovës e ka detyrë të ngrit këtë cështje para instancave ndërkombëtare për kryerjen e një hetimi të pavarur lidhur me këto dyshime të ekekutimit të luftëtarëve pas dorëzimit.


Përndryshe do të ju mallkojë gjakun e dëshmorëve të rënë në Kumanovë, pavarësisht nëse para ose pas dorëzimit të tyre….!!


Rumani, 04.06.2015


 


 


Mona Agrigoroaiei: E drejta e vetëvendosjes në të drejtën pozitive ndërkombëtare


 


E drejta e vetëvendosjes futet për herë të parë në të drejtën pozitive ndërkombëtare në Nenet 1 dhe 55 të Kartës së Kombëve të Bashkuara, pastaj në Rezolutën 1514 (XV) të vitit 1960 që përmban Rezolutën e Dhënies së Pavarësisë Shteteve dhe Popujve Koloniale, pastaj Nenet 1 (1) te Konventës Ndërkombëtare mbi Të drejtat Civile dhe Politike dhe Konventës Ndërkombëtare mbi të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, të dyja të vitit 1966.


 


Në 1948, kjo pikë referimi u arrit prej komunitetit ndërkombetar:


 


“Duke patur parasysh këtë, […] si mundësi e fundit, njeriu të rebelohet kundër tiranisë dhe shtypjes, që të drejtat e njeriut të mbrojtën prej sundimit të ligjit (Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, 10 Dhjetor 1948).


 


Në Deklaratën e Pavarësisë së Kombeve dhe Popujve Koloniale (Rezoluta 1514, XV, 14 Dhjetor 1960):


 


 2. Të gjitha popujt kanë të drejtën e vetëvendosjes. Ata janë të lirë të përcaktojnë politikisht forcën e kësaj të drejte dhe të luftojnë për zhvillim ekonomik, shoqëror dhe kulturor.


 


 4. Të gjitha veprimet e armatosura dhe masat e represionit, të cilitdo tip të qofshin kundër popujve të varura duhet të ndërpriten për të bërë të mundur për tatë gëzojnë paqësisht dhe lirisht të drejtën e tyre për pavarësi të plotë.


 


U shpjegua se: “Prej 1949, zhvillimet që kanë ndodhur edhe në komunitetin ndërkombëtar, dhe si rrjedhoje edhe në të drejtën ndërkombëtare, kanë cuar në mënyrë progresive dhe njëkohëshme në vendosjen dhe konsolidimin e karakterit ndërkombëtar të të luftërave për çlirim kombëtar, si rezultet I praktikës dhe konsensusit, në bazën e parimit të vetëvendosjes (Georges Abi-Saab, Luftërat e Clirimit Kombëtar në Konventën e Gjenevës dhe Protokollet, 165, Recueil Des Cours).


 


Organet e Kombëve të Bashkuara, në veçanti Asambleja e Përgjithshme, kanë konfirmuar interpretimin e fundit (se parimi I vetëvendosjes është një parim ligjor që imponon një detyrim mbi Fuqitë koloniale duke vendosur një të drejtë për të gjitha popujt të ushtrojnë vetëvendosjen) në shumë rezoluta, që kanë të bëjnë me temën në përgjithësi ose në marrëdhënie mbi një gjendje specifike.


 


Kjo tendencë ka kulminuar në përgjithësi në Rezolutën e Asamblesë 1514 (XV) të vitit 1960 që përmban Deklaratën mbi Dhënien e Pavarësisë Shteteve dhe Popujve Koloniale.


 


Vetëvendosja u njoh gjithashtu si një të drejtë njerëzore në Nenin 1 të Konventës Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike dhe të Konventës Ndërkombëtare mbi të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, të miratuar prej Asamblesë së Përgjithshme në vitin 1966, Arritja më domëthenesë, sidoqoftë, është Deklarata mbi Parimet e Të Drejtës Ndërkombëtare lidhur mbi Marrëdhëniet Miqësore dhe Bashkëpunimit midis Shteteve në Përputhje më Kartën e Kombëve të Bashkuara, që u miratua në Rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme në 1970… që ka sjellë njohjen e përbotshme të natyrës legale të lidhjes të parimit të vetëvendosjes.


 


Në Rezolutën 2105 (XX) të 20 Dhjetorit 1965, Asambleja e Përgjithshme të OKB-së ka njohur legjitimitetin e luftës së popujve nën kolonizim kundër sundimit kolonial dhe ushtrimin e të drejtës së vetëvendosjes dhe pavarësisë, dhe ka ftuar të gjitha Shtetet të sjellin mbështetje morale dhe materiale për lëvizjet e clirimit kombëtar në territoret nën kolonizim. Në Nenin e Përbashkët 1 të Konventës Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike dhe mbi Të drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore (Të miratuar përmes Rezolutës 2200 (XXI) të Asamblesë së Përgjithshme të 16 Dhjetorit 1966), është sjellë në mënyrë joekuivoke së të gjitha popujt kanë të drejtën e vetëvendosjes, përmes të ciles ata përcaktojnë statusin e tyre politike dhe ndjekin zhvillimin e tyre ekonomik, social dhe kulturor. Gjithashtu ishte thenë se:


 


“Ky zhvillim ka arritur nivelin më të lartë me Deklaratën mbi Parimet e Të Drejtës Ndërkombëtare lidhur mbi Marrëdhëniet Miqësore dhe Bashkëpunimit midis Shteteve në Përputhje më Kartën e Kombëve të Bashkuara që e përmban Rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme 2625 (XXV) të 24 Tetorit 1970, që ka proklamuar “zhvillimin progresiv dhe kodifikimin, midis shtatë parimeve, të të drejtave të barabarta dhe vetëvendosjes së popujve. Ka përcaktuar, inter alia:


 


të sjellë fundin e shpejtë të kolonializmit, duke patur vëmendje të drejtë në vullnetin e popujve që janë në këtë mesl dhe duke patur në mendje se nënshtrimin e popujve në sundim, varësi dhe shfrytëzim përbën një dhunim të këtij parimi, si dhe një mohim të të drejtave themelore, dhe është në kundërshtim me Kartën e Kombeve të Bashkuara..


 


Vendosja e një Shteti e pavarur dhe sovran, asociacioni I lirë ose integrimi me një Shtet të pavarur ose shfaqja e një statusi tjetër politik I përcaktuar prej një populli përbën mënyra e implementimit të së drejtës së vetëvendosjes së atij populli. Çdo shtet ka detyrën të abstenohet prej një veprimi në forcë që i heq popullit mundësinë të realizojë parimin në diskutim të së drejtës së tij të vetëvendosjes dhe liri e pavarësi.


 


Pozita legale e Lëvizjeve Çlirimtare


 


 


U verëjt se Deklarata zgjidh disa probleme të qenësishme dhe kontroverse në rastet e vetëvendosjes së realizuar në menyrë të dhunshme, si më poshtë vijon:


 


(a) Deklaron qartësisht se “vëprimi në forcë” apo forca që është ndaluar prej Nenit 2, paragrafit 4 të Kartës nuk është ajo e përdorur prej popujve që luftojnë për vetëvendosje, por ajo që buron prej qeverive koloniale ose të huaj për t’iu ndaluar atyre vetëvendosjen


 


(b) Anasjelltas, rezistenca e armatosur në mohimin në forcë të vetëvendosjes – përmes imponimit ose mbajtjes përmes forcës të sundimit të kolonial ose të huaj – është e ligjshme nën Kartën e OKB-së, sipas Deklaratës.


 


(c) E drejta e lëvizjeve çliirmitare që përfaqësojnë popujt që luftojnë për vetëvendosje për të kërkuar ose pranuar mbështetje dhe asistencë implikon domosdoshmërisht se ata kanë një locus standi në të drejtën dhe marrëdheniet ndërkombëtare. (d) Kjo e drejtë implikon domosdoshmërisht se gjithashtu Shtetet të treta mund të negociojnë me lëvizjet çliirimtare, mund të asistojnë dhe edhe t’i njeh ata pa u konsideruar këtë një njohje të parakohshme ose pa u përbërë këtë një ndërhyrje në punet e brendshme të qeverisë koloniale apo të huaj. Por edhe para miratimit të Deklaratës së vitit 1970, organe të ndryshme të Kombeve të Bashkuara kanë pohuar, në raste të ndryshme, legjitimiteti i luftërave të këtilla.


 


Për shembull, Asambleja e Përgjithshme ka thenë në rezoluten 1649 (XXV) – 1970- se:


 


1. Pohon legjitimitetin e luftërave të popujve nën sundim kolonial dhe të huaj të njohura ashtu sic u është dhenë të drejtën përmes parimit të vetëvendosjes për të restauruar atë të drejtë përmes çdo mjeti në dispozicion të tyre.


 


“Deklarata u ndërtua për të legalizuar përdorimi i mjeteve të armatosura për të mbrojtur të drejtën e vetëvendosjes. “Veprimi në forcë” që është i ndaluar përmes Nenit 2 (4) të Kartës nënkupton përdorimin e forcës prej qeverive koloniale për t’I mohuar një populli të drejtën e vetëvendosjes. Formulimi I Deklaratës u interpretua për të përjashtuar mjetet e armatosura të një të drejtë të konstatuar të vetëvendosjes prej ndalimin e përgjithshem mbi përdorimin e forcës. Shkurtimisht, Karta ndalon mohiminnë forcë, por lejon mbrojtjen në forcë të së drejtës së vetëvendosjes” (Raul C. Pangalangan dhe Elizabeth H. Aguiling, Statusi I privilegjuar I Lëvizjeve Çlirimtare Kombëtare nën të Drejtën Ndërkombëtare, Philippine Laë Journal, Vëll. 58, f.44-65, 1983).


 


Nën Deklaratën e vitit 1970, një lëvizje që përfaqëson një popull në veprime kundër dhe për rezistencë ndaj këtyre aksioneve në forcë që janë të përdorura për t’u mohuar të drejtën e vetëvendosjes, mund të kërkojë dhe të pranojë mbështetje nga jashtë. Më shumë, palet e treta që asistojnë këto luftëra të çlirimit nuk kanë shkelur detyrën e mosndërhyrjes në punet e brendshme të një shteti tjeter, dhe kjo asistencë është pikërisht në përputhje më qëllimet e parimet e vetë Kartës.


 


Teksti i Deklaratës së vitit 1970 tregon se edhe mosndërhyrja dhe vetëvendosja janë parime të mbajtura shenjtë në të drejtën ndërkombëtare brenda të njejtit instrument, ashtu që ushtrimi I njerit nuk mund të jetë në shkeljë të parimit të barabartë. Pra, ekziston një përjashtim, në favorin e vetëvendosjes në këtë rast. Si rrjedhojë, Deklarata e vitit 1970 gjithashtu implikon se një lëvizje të tillë është e adtë si një aktor ndërkombëtar të negociojë direkt me shtete të tjera. Dhe Deklarata garanton një locus standi ndërkombëtar të atyre lëvizjeve, ose thyen zhguallin ruajtës të jurisdiksionit të brendshëm.


 


 


Rumani, 02.06.2015

Kontrolloni gjithashtu

Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të  Ditës së Forcës …