Mona Agrigoroaiei: Rumania duhet të njoh të vërtetën historike mbi çështjen koloniale shqiptare e të rishqyrtojë pozicionin e saj ndaj pavarësinë e Kosovës!

Recensioni i  Mona Agrigoroaieit , për librin e Ruzhdi Jasharit, Dosje e dokumenteve serbe, përkthyer në gjuhën rumune.

 
Ky koleksion i dosjes së dokumenteve mbi gjenocidin dhe planifikimin e organizuar të shfarosjes së popullit shqiptar të Kosovës, tregon më së miri karakterin e kolonizatorit serb që donte (dhe besoj se ende ka qëllimin) të zhdukë e të asimilojë në mënyrë të dhunshme popullin shqiptar në trojet e tij autoktone.
Teoria e të drejtës ndërkombëtare na mëson se aksioni kolonial modern mund të përcaktohet në disa drejtime:
a) nga pikëpamja politike, është një operacion me mjete të armatosura apo subversive kundër popujve që nuk kanë rrezikuar me asgjë sigurinë e shtetit agresor. Agresioni ka si qëllim sundimin për marrjen e disa përfitimeve të natyrës ekonomike
b) nga pikëpamja ekonomike është një plaçkitje grabitëse ekonomike që varet nga interesat ekskluzive të metropolit, që ç’ organizon ekonominë tradicionale, duke zvogëluar në një bazë të mjeruar të jetesës popullsinë, duke çoroditur strukturat shoqërore dhe sistemi i vlerave të saj
c) fenomeni i servilizmit të klasës udhëheqëse, që është e degraduar e korruptuar përmes vet statusit të ndërmjetësit të shfrytëzimit kolonial. Procesi sjell në gjendje mizërie njeriun e thjeshtë, d.m.th. shumicën e popullsisë autoktone, dobëson autoritetin e udhëheqësve, gjë që zvogëlon për një periudhe të gjatë mundësinë e kundërshtimit ndaj sunduesve
d) retorika e kolonizatorëve është një e superioritetit, se duan të civilizojnë “barbarët”, trojet e të cilave i grabiten me forcë; pas kolonizimit, popullata autoktone detyrohet të “civilizohet” sipas zakoneve të imponuara nga kolonizatorët deri në asimilimin e saj të plotë. Ky faktor i shkretimit dhe të zhezhitjes është një kataklizëm i vërtetë sepse zakonisht shoqërohet me represion asgjësues.
Historia shqiptare nuk u ruajt nga fenomeni i poshtër të kolonizimit modern.
Ato fqinje që nuk mundeshin të përmbahen nga dëshirat e veta për ekspansion, kanë pushtuar e kolonizuar një pjesë shumë e madhe të shtetit shqiptar.
Shteti modern serb, duke filluar nga mesi i shekullit XIX, ka mbështjellë një politikë shovene e nacionalist-agresive ndaj popullit shqiptar, e sintetizuar përmes planit “Naçertanije” të ministrit të jashtëm të atij kohë, Ilija Garashnin, përmes të cilit të gëlltiten ¾ pjesë të territorit shqiptar: Toplica shqiptare, Sanxhaku, Kosova historike e një pjesë të Shqipërisë së sotme administrative – pjesa e veriut deri në lumin Shkumbin:
“Shka po do e shkreta Serbi?
P’e do synurin në Det të Zi,
Me bo hyqmin me Rusi.
Do me dal n’Adriatik?
Mo bo Shqipnin si n’çiflik
Don me dal ter në Egje?
Greqisë plakë tuj u përbë?
Don me i thanë Bosnjës Serbi?
Kom e farë kurrë mos m’i bi,
Krejt Ballkani m’u bo Serbi.
(Shaban Braha, Gjenocidi serbomadh dhe qëndresa shqiptare, f.49)
Është shumë e rëndësishme thënja e Jovan Cvijiçit që justifikonte politikën nacional-agresive e ekspansioniste të Beogradit nëpërmjet “domosdoshmërive” të Serbisë për të pasur një dalje në Detin Adriatik: “për pavarësinë e saj ekonomike, Serbia duhet të ketë akses në Detin Adriatik nëpërmjet bregut shqiptar. Përmes okupimit dhe marrjen e këtij territori, Serbia do të ketë të drejta e transportit në rajon”.Prej kësaj del qartë se Beogradi ndiqte okupimin e një territori të huaj për “interesa jetike” ekonomike, edhe pse shqiptarët nuk i kanë shkaktuar asnjëherë popullit serb asnjë agresion. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për politikën greke, që nuk mori parasysh ndihmën kolosale e shqiptarëve në çlirimin e grekëve ndaj sundimit turk.
“Qentë që lehin karshi hënës”, siç po i pagëzoi me ironi populli shqiptar, tërboheshin duke përpiluar plane diverzive agjenturore dhe njësi terroriste të koordinuara për përgatitjen e ndërhyrjeve ushtarake agresive.Këta rekrutonin shqipfolës tradhtarë nëpër krahinat shqiptare me qëllim të paralizimit të çdo rezistencë të mëtutjeshme ndaj agresionit dhe me qëllim sllavizmit a greqizmi të kombit shqiptar.
Rezultatet e çmendurisë kolektive serbo-grekomadhe, pa harruar as ajo malazeze   e tani sllavo-maqedonase, janë më shumë si llahtarshme. Një shembull i “harruar” nga shërbëtorët shqipfolës, të cilat po shiten për para duke “biseduar” në Vjenë me Serbinë: pas traktatit të paqes së Berlinit të vitit 1878, në zonën e emëruar Toplica (Nish, Prokupli, Leskoc, Vranje etj) mbi 700 fshatra shqiptare u shkatërruan prej themeleve. Llogariteshin 35000 viktima shqiptare, mbi 100 000 muhaxhirë, vetëm aty. Përshkrimet të kohës të bëjnë të mendohesh nëse këta që vepruan kështu kundër shqiptarëve ishin njerëz apo kafsha të egra me dy këmbë:”Togje kufomash shqiptare vatër me vatër, shtëpi të rrënuara, nëna të ngrira me foshnje në gji, fëmije të uritur e të pambrojtur, uri dhe skamje nga zjarret dhe nga plaçkitjet për pasiguri dhe skena të trishtueshme në qarqet e Nishit, Pirotit, Vrajës, Leskocit, Prokupës, Kushumlisë, Shpuzës, Podgoricës, Ulqinit etj. si dhe në rajonet e Beogradit dhe të Cetinjes me dyfytyrësinë e tyre djallëzore mburreshin për “lirinë” e sjellë në këto anë, nga ana tjetër, çetnikët terroristë shfrynin me mjakrrat e tyre të përgjakura, duke u lëshuar si egërsirat mbi prenë e tyre” (Shaban Braha, po aty, f. 45). Duke reflektuar në këtë manovër, Dr. Jovan Haxhivasilieviç tha, në librin “Albanska kongra”: “Dëbimi i shqiptarëve u bë me qëllimin e transformimit të Serbisë në një shtet të pastër etnik dhe për krijimin e mundësisë së drejtimit ë një veprimi të pastajshëm drejt Kosovës” (f.14-15)
Më të vërtetë, etapa e dytë e agresionit ushtarak kundër shqiptarëve do të realizohet në fund të vitit 1912. Në momentin kur Lëvizja kombëtare shqiptare arriti çlirimin prej sundimit osman, Beogradi, Athina dhe Cetina iniciuan një ndërhyrje blic nëpërmjet të cilës dëshironin të prekin planet utopike të pushtimit të Shqipërisë. “Në tërë muajin korrik tërë Shqipëria hyn në gjendje kryengritëse dhe në muajin tetor shpërthen luftën e parë ballkanike, Vendi i Shqiponjave duke qenë e invaduar prej trupave serbe, malazeze dhe greke. Qëllimet e okupatorëve ishin të qarta: serbët donin Kosovën dhe përafërsisht tërë Shqipëria e qendër-veriut (duke lënë malazezëve zonën e Shkodrës) dhe grekët donin Epirin dhe tërë Shqipërinë qendrore-jugore; Shkumbini do të shënonte kufirin e përbashkët” (Michelle Rallo, Shqipëria dhe Kosova, f. 12).
“Agresioni dhe pushtimi i kryer nga shovenët kundër shqiptarëve, përdorimi i kolonizimit me kolonë serbë, grekë, shpërnguljet masive të qindra mijëra shqiptarëve, nga terroristët nga territoret e tyre etnike, burgosjet, torturat dhe vrasjet, përndjekjet, deri në helmimin i fëmijëve të shkollave, etj. s’kanë emër tjetër veçse terrorizëm shoven” (Veip Alikaj. Fqinje apo ujqër?, f.95). Është terrorizmi specifik të të gjithë kolonizatorëve, të cilët, për interesat e tyre ekonomike shkelnin shumë herë edhe mbi kufomat e popullatës civile shqiptare të pambrojtur.
Pasuritë të mëdha turistike, bukuritë të mrekullueshme natyrore, bazat portuare si në Malësinë e Madhe (Liqeni i Shkodrës, Deti Adriatik) apo në Luginë të Vardarit (Liqeni i Ohrit dhe të Prespës), rëndësia strategjike ekonomike e rrugore, begatitë natyrore nëntokësore (minerale polimetalike, qymyrgur, plumb, zink, bakër, argjend, ar, feronikel etj) dhe mbitokësore (tokat pjellore e përshtatshme për bujqësi, ujërat minerale etj), potencialet industriale dhe të prodhimit, të gjithë këto ishin dhe janë lakmuar, edhe ruajtur nga pushtuesit dhe kolonizatorët serbo-sllavo-maqedonas, grekë dhe malazezë, si dhe nga ato ndërkombëtarë të UNMIK-ut në ditët e sotme të Kosovës Protektorat! Është e njohur edhe thënia që qarkullonte në Kosovën e ngushtë: “Trepça punon, Brogradi ndërton” Nëpërmjet dëbimeve të shqiptarëve prej tokave të tyre nga Toplica (prej serbëve) dhe nga Çamëria (prej grekëve), si dhe konfiskimi i pasurisë shqiptare nga sllavo-maqedonët, me dëbimin e tyre në Turqi, të gjithë këto pushtuese fituan pronat e tyre, i shfrytëzuan dhe vazhdohen të shfrytëzohen. Kolonizatorët kishin përfitime ekonomike të kohës së shkurtër: konfiskimi i kafshëve, të veglave të punës, farës, prodhimit në arë ose në depo  dhe afatgjata: puna mbi kurrizin e shqiptarëve të kthyer në skllevër, të varfër dhe në gjendje ekonomike të mjerueshme. Edhe sot, në Kosovën Protektorat, mbi 30 % të popullatës jeton nën nivelin e varfërisë, kurse serbët favorizohen duke marrë rroga edhe nga buxheti i “institucioneve vendore”, edhe nga Beogradi. Gjatë pushtimit dhe kolonizimit u shfaqën edhe fenomene shoqërore negative: spiunimi i shqiptarëve nga shqiptarët, përçarja politike apo në baza të tjera, bajraktarizmi, mercenarizmi, mungesa e solidaritetit deri në martesat e përziera dhe asimilimit, si dhe frika e fillimit të luftës së armatosur, janë vetëm disa shembuj.
Kolonizimi mbi trojet shqiptare ka qenë i përforcuar nga formimi i një klasë servilësh e tradhtarësh gjithmonë të gatshëm për të zbatuar urdhrat e armiqve. Që nga ato “bejlerë” që agjentura serbo-greke “i thërriste për “kontakte”, “bisedë”, “marrëveshje” me qëllim që t’i vënë nën shërbim të fshehtë”(Shaban Braha), duke vazhduar me krerët të shitur të periudhës titiste që pushkatuan, dënuan, e torturuan mijëra shqiptarë nën urdhrin e Beogradit nëpër qelizat e UDB-së, ndërkohë që po urdhëronin arrestimin dhe pushkatimin e djemve shqiptarë nëpër demonstrata, të gjithë këta janë zagarë të sistemit kolonial të fqinjëve agresorë. Këta ishin të privilegjuar duke qenë të paguar prej sllavëve, se kanë një kolltuk dhe pushtet pa fuqi. Ata nuk kishin interes të shohin popullin e tërë që është maltretuar, arrestuar, burgosur, varfëruar. Këta liderë ishin frenues edhe të procesit të çlirimit kombëtar nga inercia (por në bashkëfajësi nëse nuk ngrinin zërin kundër kolonializmit apo nuk vepronin aspak në vijën e caktuar kombëtare) apo me dashje (në mënyrë amorale, si Medeea e grekëve të lashtë, që dinte ç’është e mira dhe ç’është e keqja, por parapëlqente të bënte keq) dhe po luajnë rolet e paracaktuara në teatrin e regjizuar të armiqve të kombit shqiptar. Ishin propagandues të parimeve titiste të tipit brastvo-jedinstvo “multietnik” dhe propagandojnë koncepte që kanë për synim mbetjen në gjumë të popullit dhe mosndërgjegjësimin e mbarë popullit për mobilizim gjithëkombëtar në sensin e dhënies fund të pushtimit dhe kolonizimit të huaj.
“Superioriteti” i proklamuar mbi shqiptarët para botës së qytetëruar po bën pjesë prej strategjisë së tyre. Qeveritë serbomëdha po prezantuan si të “qytetëruar”, se përmbajtja e tyre ishte “kulturë”, “zhvillim”, “ligj”, “mirësi” e “humanizëm” dhe jo si robëri, dhunë, mjerim, terrorizëm dhe gjenocid. Përkundrazi vetëmbrojtja shqiptare propagandohej si “egërsi”, “primitivizëm”, “prirje kriminale”, tani “ekstremizëm”, “terrorizëm”. Kush ishte primitiv e kush jo, kush ishte barbar e kush jo, po dëshmojnë fakte të panumërta. “Agresioni dhe pushtimi i kryer nga shovenët kundër shqiptarëve, përdorimi i kolonizimit me kolonë serbë, grekë, shpërnguljet masive të qindra mijëra shqiptarëve, nga terroristët nga territoret e tyre etnike, burgosjet, torturat dhe vrasjet, përndjekjet, deri në helmimin i fëmijëve të shkollave, etj. s’kanë emër tjetër veçse terrorizëm shoven” (Veip Alikaj. Fqinje apo ujqër?, f.95). Është terrorizmi specifik të të gjithë kolonizatorëve, të cilat, për interesat e tyre shkelnin shumë herë edhe mbi kufomat e popullatës civile shqiptare të pambrojtur. Pastaj, janë njohur shumë mirë planet e kolonizimit si ai i Çubrilloviçit, Ivo Andriçit, marrëveshja turko-serbe, greko-turke për dëbimin e shqiptarëve në Turqi, përpjekjet e planifikuara dhe sjelljen e kolonëve në trojet e pushtuara, ndryshimi i balancës etnike në qytete tradicional shqiptare si Manastir, represioni kundër lëvizjes kombëtare dhe shumë shumë akte të tjera dëshmojnë se historikisht, politikisht, ekonomikisht, çështja shqiptare është çështje koloniale.
Tani shtrohet pyetja, pse duhej përkthyer këtë libër i prof.dr. Ruzhdi Jashari në rumanisht?
“”Injoranca lind monstra” thotë një thënie.
Rumania ende nuk ka njohur Kosovën si shtet i pavarur e sovran – herë nga injoranca e mosdija e herë si pasojë të propagandës së shfrenuar serbe jo pa ndikim në Rumani.
Gjithashtu, u takon intelektualëve të mirëfilltë kombëtarë shqiptarë të punojnë për nxjerrjen e vërtetës për kolonizimin shekullor ndaj popullit shqiptar të Kosovës kudo nëpër botë. Diplomacia qytetare – projekt edhe i qeverisë së Republikes së Kosovës – duhet marrë seriozisht. Ky libër në rumanisht është pikërisht një instrument vullnetar i diplomacisë qytetare në shërbim të Republikës së Kosovës.
Duke u kthyer në çështjen kyçe të mosnjohjes së pavarësisë së.Kosovës nga Rumania, duhet thënë se ky qendrim retrograd nuk i shërben as popullit dhe shtetit rumun.
Kur flasin për çështjen e Kosovës, rumunët konsiderojnë se Kosova i ngjan krahinës  së Transilvanisë dhe ata bëjnë një sofizëm e thonë se të pranojnë shkëputjen e Kosovës nga Serbia do të thotë edhe të pranojnë shkëputjen e Transilvanisë nga Rumania… Me këtë, ata dëshmojnë se nuk njohin as historinë e Kosovës, as historinë e vet Rumanisë!
Para së të gjithash, rumunët kanë gjysmën e Banatit e Luginën e Timokut të pushtuar nga Serbia! Këto treva u dhanë Serbisë nga Fuqitë e Mëdha në Konferencën e Versajës në 1918, ashtu siç Kosova iu dha Serbisë, pas Konferencën e Ambasadorëve të Londrës së 1913. Pse nuk pranojnë rumunët se Serbia nuk është mike e Rumanisë dhe mban troje të kolonizuara nën zgjedhë serbe? Pse nuk pranon Rumania pavarësinë e Kosovës dhe nuk kërkon trevat e saj etnike që janë nën Serbi?? MPJ rumune fle në këpuca kur është fjala për rumunët e Banatit e Timokut… Gjumë të ëmbël, por duhet të njohin Kosovën më parë…!!!
Të kthehemi pak në çështjen e Transilvanisë, që rumunët e duan aq shumë sa mohojnë të drejtat shqiptare…. Kriteret e krahasimit që i përdorin rumunët janë të gabuara.
Çdo logjikë historike thotë se: Kosova nuk është serbe dhe Transilvania nuk është hungareze. Fakti që rumunët thonë se Kosova është gjoja e Serbisë, do të thotë që vet të pranojnë se Transilvania i përket Hungarisë. Pra, një argument të njohin pavarësinë e Kosovës! Mosnjohja është edhe kundër interesit të tyre, por që këtë gjë injoranca nuk i lë të kuptojnë!!
Sepse:
Kosova u pushtua 89 vjet nga Serbia ashtu siç u pushtua Transilvania mbi 800 vjet (nga shek.11) nga Hungaria e pastaj nga Austro-Hungaria.Transilvania u pushtua në fillim të mesjetës nga Hungaria diku në shek. XI, pastaj nga Austro-Hungaria dhe iu bashkua Rumanisë në 1918 në bazë të idesë së rumunët janë autokonë në këtë krahinë dhe kanë të drejtën të vetëvendosjes. Ka fakte historike që dëshmon këtë, por që ka fakte edhe se shqiptarët e Kosovës u pushtuan nga Serbia në vitin 1912, pas Konferencës së Ambasadorëve të Londrës dhe pushtimi zgjati 89 vjet. Kosova u bë e pavarur dhe nuk u respektua e drejta e Kosovës për vetëvendosje sepse Ahtisari përfshiu në pakon e saj që t’i mohohet të drejtën për referendum dhe bashkimi i Kosovën me Shqipërinë e me trojet e tjera.
Ku është drejtësia në rastin e Kosovës kur krahasojnë rumunët këto dy situata e thonë se Kosova gjoja “është serbe” !?
Pse rumunët e Transilvanisë kanë pasur të drejtën e vetëvendosjes pas gati 800 vjet pushtimi e shqiptarët e Kosovës të mos kenë të drejtën e vetëvendosjes pas 89 vjet pushtimi, në kushtet në të cilat të dy popujt janë autoktonë dhe u pushtuan nga popullata dyndëse e hungarezëve, respektivisht serbëve?
Pse dy kritere matëse në syzet e tyre kali për të një situatë të ngjashme juridike?
Peshuakan  më shumë 800 vjet pushtimi hungarez të Transilvanisë më shumë sa 89 vjet pushtimi serb të Kosovës?
Me frikën obsesive-kompulsive te tyre të mos iu shkëputet Transilvania sikur u shkëput Kosovën nga Serbia, rumunët çojnë veç ujë në mullirin e Hungarisë dhe Serbisë, të dyja të mbështetura nga Rusia.
Më shumë, popullata në fjalë e zonës Harghita – Covasna brenda Transilvanisë ku janë sekujtë,  nuk është hungareze. Ata janë popullatë mongoloide, e hungarizuar që kanë harruar gjuhën e vet dhe janë sjellë në atë zonë nga mbretërit hungarezë gjatë shekujve, siç kanë sjellë edhe serbët popullata të ndryshme në Kosovë të kolonizojnë trevat shqiptare. E njëjta politikë koloniale e zhvilluar nga pushtuesit hungarezë e serbë…., në rrethana të ndryshme kohore. Sekuitë janë popullatë pushtuese të mbetur aty pas pushtimit hungarez e mund të barazohen veç me popullatën koloniale e sjellë në Kosovë nga Serbia – serbë etj., por jo me shqiptarët e Kosovës që janë popullatë autoktonë. Krahasimi i sekujve si popullatë kolonizuese, me popullatën autoktone të shqiptarëve të Kosovës është indirekt një gabim fatal rumun, sepse u jep të drejtë zërave nacionaliste hungareze  se sekujt qenkan autoktonë në Harghita e Covasna.. Ky krahasim është një të pavërtetë historike  që nuk vërtetohet me fakte. Sekujtë e rajoneve Harghita e Covasna nuk kanë të drejtën e vetëvendosjes ashtu siç nuk kanë serbët e Kosovës, të dyja popullata duke qenë popullatë ardhcake të mbjellë  kolonizatorë, në periudha të ndryshme për të ulur artificialisht numrin e popullatës autoktone në të dyja zonat njësoj!
Duke dashur të mbysin e duke mos u njohur shqiptarëve të Kosovës pavarësinë, rumunët veprojnë për veten si një bumerang. Interesi i tyre duhet të jetë njohja e Kosovës jo mosnjohja, sigurisht nëse duan të ruajnë pavarësinë e tyre e integritetin territorial të Rumanisë Gjithashtu të thonë rumunët se Kosova është e Serbisë do të thotë njësoj sikur të thonë, Moldavia është e Rusisë. Ashtu siç u pranua pavarësia e Moldavisë pas 50 vjet pushtimi rus, pse të mos pranohet pavarësia e Kosovës pas 89 vjet
Çdo logjikë historike thotë se: Kosova nuk është serbe dhe Transilvania nuk është hungareze. Fakti që rumunët thonë se Kosova është gjoja e Serbisë, do të thotë që vet të pranojnë se Transilvania i përket Hungarisë. Pra, një argument të njohin pavarësinë e Kosovës! Mosnjohja është edhe kundër interesit të tyre, por që këtë gjë injoranca nuk i lë të kuptojnë!!
Rumunët veprojnë edhe kundër Kosovës me këto pikëpamje por edhe kundër vetvetes…!

Kontrolloni gjithashtu

Një rikujtim i bukur për historinë e 28 Nëntorit të 1912-tës!

Një rikujtim i bukur për historinë e 28 Nëntorit të 1912-tës!

Me rastin e festave të nëntorit, si dhe në  shenjë të përkujtimit të datë së …