Në vargun e shekujve plot’ shpresë
Se do të vijë ditën e mirë të çlirimit
Errësirës i vjen fund më qendresë
Drita e fundit është veç e bashkimit.
Në vargun e viteve shqiptarët shpresuan
Se çmimi i jetës do të jetë e shtrenjta liri
Balta e mickonjave që veç kundërmuan
Aspak nuk e ka vend në këtë Shqipëri.
Mizat e mickonjat në Beograd të shkojnë
Se shqiptari mburojë e këtij vendi vazhdon
Shtyllat e Shqipërisë përjetë ta mbrojnë
Shqipëria nga agu i pellagishtes qëndron.
Kur bashkohen shqiptarët…
Luginë e Preshevës – krenari shqiptare,
Djep trimash që luftuan ndër vite,
Kundër hordhive gjakatare,
Ti serbin e mërzite.
Së bashku më të fortë
Po përdshkruajmë rrugën e histories!
Së bashku më të çeliktë
Do t’i bashkojmë tokat e Shqipërisë!
Ti, Preshevë, nuk je jetime
Je shembull ndër Shqiptari!
Mjaft me kot-lavdërime
Mjaft me armiiqësi!
Kur bashkohen shqiptarët
S’ka uragan që t’i ndal!
S’kanë më fuqi çetnikët
Që ata kocka t’u fal!
Kujtimi nuk është mykur!
(Mësuesit të nderuar Murat Gecaj, në kalimin tij në përjetësi!)
I kërrusur nga vitet
Shkoi në amshim.
Mësuesi i nderuar
Nuk është në harrim!
Nuk na u bë më takimin…
Nuk u ulëm më në kafe
Në Shqipërinë e dashur!
Të bëjmë dhe ca llafe…
Ti ike. Shpejt ke ikur!
Në rrugën e vetmisë
Por kujtimi s’është mykur
Në trashëgimin e mësuesisë…!
Mitrovicës
Nuk kam lot për të qarë
Për Mitrovicën e ndarë!
Në Ibër e copëtuar,
Nga serbët gjysmën –
e pushtuar.
Ura e ndarjes po na vret
ajo as lot në sy s’po qet.
Është shkruar nga Isa Boletini
që në hak serbit do t’i vini.
Mitrovicë shqiponjë e plagosur
nga Beogradi e zinxhirosur
Ti nuk je betejë e humbur
Je shtyllë legjendash
– e shqipëtuar.
Engjellusha shqiptare
Kushtuar Dëshmores së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Hyrë Qazim Emini (21.7.1973 – 29.7.2001), në 19 vjetorin prej rënies së saj heroike
Flokëzeza e Kosovës
Engjellushë shqiptare
Luftoi në Maqedoni
Në ushtrinë çlirimtare.
Zemra e shpirti i digjej
Me dashuri për atdhe
Me Tahirin e Naserin
U flijua për këtë dhe.
Ata mbeten në kujtesë
Si trima ndaj robërisë
Që luftuan me qendresë
Kundër skllavërisë.
Gostivari ende gjëmon
Kurdisje e tradhëtisë
Iliridën e pushton
Për të mirën e sllavisë.
Shqipëria na kërkon!
Ilirida na kërkon neve, bijve të saj
Të punojmë me përkushtim
Të mos rrimë asnjëherë në vaj
Por armikut ti japim mësim.
Armikut ti japim mësim
Se nuk ka kërbaç të huaj
Liria është i vetmi shpëtim
Jo më sipas vullnetit tuaj.
Jo më sipas vullnetit tuaj!
Se jemi krenarë mbi këtë dhe
Nënë Shqipëri, ti mos vuaj
Të kemi të vetmin Atdhe.
Shqipëria na kërkon
Që të ngritemi për liri
Asnjëherë lufta nuk pushon
Asnjëherë për Shqipëri!
Të mos ulin aspak kokën!
Kushtuar Kongresit të Lypovicës, i mbajtur më 25 korrik të vitit 1946
(Kongresi i Pestë i Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare
Në Lipovicë në Kuvend
LNDSH-në e përforcuan
Armikun fort e luftuan;
Ta dëbojnë nga ky vend.
LNDSH – lëvizje çlirimtare
Jo komuniste, aspak balliste
I bashkoi forcat atdhetare
Për dëbim të bishave titiste.
“Të Vorri i Hoxhës” kuvenduan
Atdhetarët tanë kombëtarë.
Gjon Sereçi e Ymer Berisha
Së bashku me tjerë luftëtarë.
Ajet Gërguri – i madh trim
Thirri kuvendin historik
Që serbin ta vrasin në vrim’
Të fitojnë mbi çdo çetnik.
Të bekuar janë atdhetarët
Që luftuan për këtë tokë
Kanë këtë zakon shqiptarët
Të mos ulin aspak kokë