Mona Agrigoroaiei

Mona Agrigoroaiei: Sqarim dhe kërkim falje ndaj Ruzhdi Saramatit dhe Vehbi Rafunës

Në vitin 2012, kam shkruar një shkrim plot paragjykime e shpifje për komandantin e nderuar të UÇK-së, Ruzhdi Saramatin dhe  për Vehbi Rafunën.

Titulli i shkrimit ishte “Pse shpif, o Vehbi Rafuna” (datë 15 shtator 2019) dhe vërtitej rreth një një takimi të mbajtur në Tiranë, në të cilin ata mbajtën qendrime kritike ndaj Gafurr Adilit. Në fakt mendoj tani se ata donin të më këshillonin për të mirën, pasi Gafurr Adili nuk ishte çka mu duk mua atë kohë se është. Unë kam punuar shumë atë kohë për Adilin, dhe në fund kam pranuar edhe unë vetëm shpifje e etiketime nga njerëzit e tij. Nuk më vjen keq për punën e bërë në përkrahje të.çështjes shqiptare, por Adili dhe njerëzit e tij as që e meritonin përkrahjen time…

Unë isha e errësuar nga kulti i personalitetit të tij e nuk gjykoja mirë. Konsideroja se mbroj “shokun”. “Shok” që më pas u pajtua edhe me maqedonasit e Zoran Zaevit dhe është tani në Maqedoni!!??? Këtë sjellje nuk do t’ia falja as babait tim…

E papranueshme është se Adili kishte thënë të shkruaj në shkrim se Ruzhdi Saramati ka zhvatur lekë e unë kam shkruar pa verifikuar!

Tash kam kapacitetin intelektual të kuptoj se kjo ishte një shpifje nga inati i Gafurr Adilit dhe jo një fakt të vërtetë.

Se kush ka qenë Ruzhdi Saramati flasin veprat e tij si luftëtar dhe komandant i UÇK dhe nuk duhet të flas unë në mënyrë shpërfillëse pasi unë as nuk kam luftuar në kohën e luftërave çlirimtare!

Po ashtu për Vehbi Rafunën mendoj në mënyrë të njëjtë se i kam cënuar personalitetin me etiketime të.paarsyeshme.

Pasi është një gjest burrëror të pranosh gabimet e bëra, po demantoj atë shkrim të bërë 7 vjet më parë dhe për fund u kërkoj ndjesë Ruzhdi Saramatit dhe Vehbi Rafunës për këtë qendrim jo korrekt i asaj kohe.

Rumani, 30 gusht 2019

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …