Mona Agrigoroaiei

Mona Agrigoroaiei: Sulmi ndaj Ukrainës nga Rusia– sulm kundër njerëzimit!

Ajo që na intereson është edhe fakti që Putini shpalli luftë Ukrainës, në të njëjtat çaste kur Sekretari i OKB-së e luti  të ndalojë çdo operacion të armatosur! Veprim cinik e pa asnjë skrupull, krim që duhet dënuar nga Gjykata  Kriminale Ndërkombëtare! Ajo që na intereson gjithashtu është fakti se motra më e vogël e Rusisë, Terror-Serbia, ka vendosur trupat e veta disa ditë më parë në gadishmëri, se serbimadhi Vuçiç deklaroi se do të dënojë agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës kur Ukraina do të dënojë bombardimet e NATO-s ndaj Jugosllavisë dhe se madje, Daçiç dënoi sanksionit ndaj Rusisë. Me këto veprime, shihet saktë së Serbisë i duhet vendosur sanksione gjithashtu dhe duhet të vendoset të njëjti presion ndaj saj nga bota e civilizuar siç i është vendosur Rusisë, sepse Terror-Serbia synon të rrit tensionet në Ballkan e presionet ndaj Kosovës e Bosnjes dhe të “barazojë” aktin legjitim i bombardimeve të NATO-s ndaj Jugosllavisë me agresionin rus.

Sistemi ligjor ndërkombëtar, që udhëhiqet përmes së drejtës ndërkombëtare, nxori jashtë ligjit luftërat për agresion që nga pakti i Briand Kellogut, i nënshkruar më 27 gusht 1928, pastaj me Kartën e OKB.

Vetëm se rusomëdhenjtë i qasën së drejtës ndërkombëtare në anën e gabuar të historisë dhe përmes vështrimit të votkës dhe halucinacioneve. Ashtu siç deklaroi ambasadori i Shqipërisë në OKB, kjo është “një marrëzi pa sens – Rusia kundër së drejtës ndërkombëtare”!, sepse regjimi i Putinit, përmes veprimeve të tij, sulmoi Ukrainën, një shtet tjetër, vetëm sepse “i dukej” se është “territori i tij” historik.

Nuk diskutojmë faktin se edhe Ukraina në 2001 ka ndihmuar Maqedoninë e Veriut duke dërguar aeroplanë bombarduesë. Atë veprim ishte po ashtu i dënueshëm, por diskutojmë mbi faktin se Rusia bëri agresion ndaj Ukrainës dhe krimi i agresionit është një krim i dënueshëm ndërkombëtarisht. Regjimi i “Fuhrerit të dytë” Putin, sulmoi Ukrainën ashtu siç e sulmoi dikur Hitleri, Poloninë. Ai nuk mori parasysh të drejtën ndërkombëtare, por pretendoi se dëshiron “denazifikimin e Ukrainës”, duke harruar që ajo që duhet të denazifikonte është vetëm vetja e vet.

Ajo që na intereson është edhe fakti që Putini shpalli luftë Ukrainës, në të njëjtat çaste kur Sekretari i OKB-së e luti  të ndalojë çdo operacion të armatosur! Veprim cinik e pa asnjë skrupull, krim që duhet dënuar nga Gjykata  Kriminale Ndërkombëtare! Jetoj në Rumani dhe pamjet e refugjatëve të shumta që vijnë këtu të trembur, sidomos fëmijeve na bën të mërzitemi e të trishtohemi shumë. Janë njerëz të zakonshëm që ndoshta lanë familjarët e tyre atje pre të luftës, që lanë gjithçka e ikën. Lufta krijon trishtim, terror e dhimbje për shkak të aksioneve të Terror-Rusisë, një shtet revizionist në mes të botës së civilizuar. Dhe vlerësoj se sulmi ndaj Ukrainës është sulm kundër tërë njerëzimit, kundër tërë botës së civilizuar dhe demokratike që duhet dënuar nga të gjithë ne!

Ajo që na intereson gjithashtu është fakti se motra më e vogël e Rusisë, Terror-Serbia, ka vendosur trupat e veta disa ditë më parë në gadishmëri, se serbimadhi Vuçiç deklaroi se do të dënojë agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës kur Ukraina do të dënojë bombardimet e NATO-s ndaj Jugoslavisë dhe se madje, Daçiç dënoi sanksionit ndaj Rusisë. Me këto veprime, shihet saktë së Serbisë i duhet vendosur sanksione gjithashtu dhe duhet të vendoset të njëjti presion ndaj saj nga bota e civilizuar siç i është vendosur Rusisë, sepse Terror-Serbia synon të rrit tensionet në Ballkan e prejionet ndaj Kosovës e Bosnjes dhe të “barazojë” aktin legjitim i bombardimeve të NATO-s ndaj Jugosllavisë me agresionin rus.  Serbia qan me lot krokodili se është viktimë e NATO-s dhe shkon aq larg sa të harrojë gjenocidin serb në Kosovë. Me këtë Serb dialogon Kosova?? Me këta kriminalë serbë??

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …