leoni

Mona Agrigoroaiei

Mona Agrigoroaiei: Teoria e komplekseve të sigurisë, dhe tendencat serbo-ruse për defaktorizim të kombit shqiptar!

Kombi shqiptar duhet të bashkohet në një shtet të vetëm kombëtar dhe kjo do të defaktorizojë shtetet sllave, të cilat nuk do të mund të sjellin në Ballkan penetrimin e Rusisë si vend me agresivitet, tradicionalisht autokrat.

Teoria e kompleksëve të sigurisë u zhvillua nga Barry  Buzan e Ole Weaver, ku rëndësi kanë në rajone të ndryshme, strukturat rajonale të poleve të fuqisë. Komplekaet rajonale të sigurisë, gjithashtu, janë relativisht autonome dhe të pavarura nga struktura globale.

 Rajonet dhe komplekset rajonale të sigurisë mund të penetrohen nga Fuqitë të.Mëdha, por rëndësi ka autonomia e komplekseve rajonale në raport me hartën gjeopolitike globale.

Në.këtë kontekst, rajoni i Ballkanit mund të konsiderohet një kompleks i tillë i sigurisë, ku polë të fuqisë janë kombi shqiptar dhe shtetet të ndryshme sllavo-greke. Shihet tendenca e Rusisë për të penetruar këtë kompleks të sigurisë.

Aktualisht anëtaresimi i Shqipërisë i sjell garanci asaj se planet e vjetra shoviniste serbe si “Narcetanija” e grekë si “Megali Idheja” nuk mund të zhvillohen më dhe se Shqipëria është e mbrojtur nga copëtimi i “ujqërve” të Athinës dhe Beogradit.

Anëtarësimi i Malit të Zi dhe i Maqedonisë në NATO është i mirë vetëm për rajonin sepse i ndali puçistët rusofilë të Podgoricës dhe autokratët gruevskianë të sjellin Rusinë më tutje në rajon.

Me këtë lëvizje kompleksi i sigurisë rajonale ballkanase fitoi garancinë të përkohshme se Rusia nuk i fut më thellë hundët në Ballkan, por mbetet e izoluar në ndikim vetëm në bazën e saj në Nish.

Aktualisht poli sllav përpiqet të.faktorizohet përmes tendencave për destabilizim dhe përmes projekteve titiste si mini-Shengeni ballkanik.

Në rradhë të parë, ekziston rreziku në Mal të Zi e Maqedoni për trazira e destabilizim.

Në Mal të Zi, në krahasim me Maqedoninë, ekzistojnë 7000 votues shqiptarl që bëjnë diferencën. Shqiptarët sollën pavarësinë Malit të Zi; po ashtu, shqiptarët i sollën Malit të Zi zbulimin e  puçit prorus dhe ardhja e saj në NATO.

Aleatja e Rusisë, Serbia jo vetëm se bën ushtrime ushtarake kinse në përkrahje të Moskës, por në kontekstin e acarimit të situatës në Ukrainë, Serbia do të përpiqet të bëjë trazira në Mal të Zi përmes destabilizueses së saj më të madhe, kisha ortodokse serbe (qeveria në Podgoricë është.e brishtë dhe pro-serbe gjithashtu).

Gjithashtu, në Maqedoni ca elemente të lidhura me Moskën e me mision “false flag” (se kinse kanë përkrahje të Amerikës) mund të përpiqen ta destabilizojnë e të përforcojnë polin serb të fuqisë.

Në krahasim me Malin e Zi ku poli shqiptar e fuqisë bën diferencën kundër polit sllav, në Maqedoni, poli shqiptar është i defaktorizuar Më sa duket, Zaevi, kur tha se shqiptarët “nuk vlejnë as pesë parë”, referohej në partiçkat në qeveri!

Partitë shqipfolëse na kanë defaktorizuar komplet në Maqedoni si popull duke na mënjanuar të drejtën e vetëvendosjes së popullit shqiptar dhe duke na atribuar si rol përbuzes  i “minoritetit” dhe “komunitetit multietnik” në kuadër të konceptit të vjetër të bashkim-vëllazërimit.

 Zaev ka thënë këtë absurditet vetëm në prizmën se është racist dhe antishqiptar. Ishte më një “monstër” që fliste me këtë fjalor denigrues e përbuzës – ish ministrja e punëve të brendshme Jankullovska që vet Zaevi e kishte demaskuar. Dhe me këtë shihet se shqiptarofobia është kancer tek sllavo-maqedonasit.  Atje ku Zaevi më parë prokllamohej si “mbreti i multietnicitetit”, ai dëshmohet vetëm një shovinist dhe një antishqiptar. Por BDI-ja dhe partitë e tjera kanë arritur në kulmin e turpit duke votuar atë marrëveshje që e miratuan midis tyre sllavët!

Gjithashtu mund të thuhet se “mini-Shengeni ballkanik” paraqet një patologji për kompleksin e sigurisë ballkanase sepse faktorizon më tutje Serbinë e Maqedoninë në të në dëm të Shqipërisë. Tendenca e tyre si shtete shoveniste antishqiptare është të mënjanojnë polin e fuqisë së kombit shqiptar përmes inkuadrimit të Shqipërisë në këtë projekt po aq i ri sa i vjetër dhe që daton nga koha e “kalorësit shtetitës” së Titos, Vukmanoviç Tempo! Rreziku është që Shqipërisë të priten krahët me këtë projekt të dëmshëm dhe antishqiptar!

Dallimi mes polit shqiptar dhe polit sllav në Ballkan është fakti se Akademia e Shkencave të Beogradit punon 24 orë nga 24 duke shpërndarë gënjeshtra, duke përkthyer mitet e historinë e falsifikuar të tyre në të gjitha gjuhet e botës, kurse Akademia e Shkencave të Tiranës e Prishtinës ende janë në gjumin dimëror e gërhasin fort në ëndërra duke mos qenë në.gjendje të.dokumentojnë as luftën e fundit në Kosovë e gjenocidin e Serbisë ndaj shqiptarëve!. “Lumi fle, armiku nuk fle”, tërhiqte vëmendjen Ismail Qemali dhe Akademia e Shkencave Serbe vepron sipas amanetit të akademikut serb Dobrica Çosiç se vetëm duke gënyjer, serbët mund të mbijetojnë. Ai pohonte se “gënjeshtra është dëshmi të patriotizmit sonë; ne gënjejmë në mënyrë kreative…”! Është koha që Akademitë e Shkencave të Tiranës e Prishtinës të zgjohen nga gjumi e të punojnë shumë më shumë, duke bërë nga poli shqiptar një faktor me më ndikim në kompleksin e sigurisë së Ballkanit!

Kombi shqiptar duhet të bashkohet në një shtet të vetëm kombëtar dhe kjo do të defaktorizojë shtetet sllave, të cilat nuk do të mund të sjellin në Ballkan penetrimin e Rusisë si vend me agresivitet, tradicionalisht autokrat. Akademitë e të dyja shteteve shqiptare duhet të punojnë në këtë drejtim dhe sa më shpejt që është e mundur të bëjnë një Strategji të Ribashkimit Kombëtar!

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …