leoni

Mona Agrigoroaiei

Mona Agrigoroaiei: Veprimtaria kombëtare, detyrë madhore për çdo shqiptar

(“Dëshiron  të dish se cili je, vepro!” Thomas Jefferson)

Jemi njerëz të dobishëm shoqërisë nëse nuk qëndrojmë kot, pasivë para sfidave të shoqërisë dhe veprojmë për përmirësimin e boshllëqeve brenda saj. Ne mund të njihemi veten gjithashtu vetëm nëse veprojmë konkretisht për një çështje të caktuar. Filozofia e së vepruarit është ajo që na dallon nga kafshët, sepse kafshët ndjekin instinktet, kurse vetëm njerëzit vënë në përdorim logjikën dhe ndërgjegjen për të arritur objektivat. Njerëzit duhet të veprojnë për arritjen e qëllimeve të tyre dhe kështu do të arritën gjatë jetës të çelikosen, të bëhen më të fortë dhe të palëkundshëm.

Ka edhe lloje të ndryshme të së vepruarit, rrugë të mira dhe rrugë të shtrembëra. Dikush punon, po dikush vjedh dhe bëhet hajdut.

Por kryesorja është që në këtë debat të dalim jashtë kornizave të jetës së rëndomtë. Thirrja për veprim të Thomas Jeffersonit është gjithnjë më aktuale në kushtet e sundimit dhe të copëtimit të trojeve tona shqiptare. “Vepro” është ky apeli që duhet ta ndjekim, në sensin në të cilin duhet të mobilizohemi në këtë rrugë të shenjtë për çlirimin dhe ribashkimin e Shqipërisë. “Vepro”, sepse veprimtaria kombëtare është detyrën madhore për cdo shqiptar. E para dhe mbi të gjitha sepse vetëm dëshmorët e kombit e kanë kryer betimin e tyre ndaj atdheut dhe kombit dhe ky betim ishte dhe mbetet për ribashkim kombëtar. Ne që jemi të gjallë nuk e kemi kryer këtë betim dhe duhet patjetër të vazhdojmë të veprojmë. Këtu nuk është fjala vetëm për ata që janë të ndërgjegjshëm se duhet të vazhdojnë këtë rrugë, por edhe për të rinjtë e të rejat, gjeneratat që po rrisin vit pas viti dhe që duhet të ndërgjegjësohen vazhdimisht.

Armiqtë të kombit tonë e kanë dashur, bashkë me kolaboracionistët dhe nëpermjet tyre në shumicën e rasteve, të vrasin, të asgjësojnë nga mendja e shqiptarëve idealin e ribashkimit kombëtar dhe e gjithë përpjekja e tyre ka qenë e përqendruar (dhe ende është) në këtë drejtim me cdo mjet dhe instrument. Prandaj lufta me penë është shumë e rëndësishme për ndërgjegjësimin e popullit, po aq më e rëndësishme sa lufta me pushkë. Lufta me penë duhet të zhvillohet në vazhdimësi. Edhe kur pushka hesht, pena nuk guxon të mos shkruajë. Dhe, në momentin kur lufta me pushkë mund të imponohet në rrethana të caktuara, pena – që nënkupton jo vetëm propagandë sqaruese dhe kthjellëse për masat e gjëra popullore, por edhe politika udhëheqëse të luftës çlirimtare dhe edhe diplomacia aktive kombëtare për lobimin e saj – duhet oathetër të shoqërojë pushkën. Kjo ia ka munguar luftës çlirimtare edhe në Kosovë, edhe në Iliridë, edhe në Kosovë lindore, me pasoja të tmerrshme. Dikush brenda udhëheqjes së ushtrive popullore kishin filozofinë e gabuar se propaganda më e mire është lufta çlirimtare. Ata gabuan sepse nuk punuan me masat e gjera popullore, as nuk përgatitën një front të gjerë politik udhëheqës, dhe në momentin e bisedimeve ndërkombëtare “të paqes”, u pranuan “te drejtat” në letër për shqiptarët dhe çmilitarizimin e ushtrive çlirimtare, pa arritur qëllimin përfundimtar të ribashkimit kombëtar. Është turp se vetëm 2% të popullit iu përgjigj thirrjes për kushtrim dhe në fund u dorëzuan armët vetëm pas premtimeve serbo-sllave. Nga kjo kuptohet se nuk duhet vepruar kuturu, pa një strategji të caktuar politiko-diplomatike.

Por veprimtaria kombëtare mbetet një domosdoshmëri dhe apeli im është: Shqiptarë, punoni dhe veproni për ribashkimin e Shqipërisë!

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …