Fake newsi (lajimi i rrëmë) më i ri thotë se vaksina gjoja “të kthen në homoseksual.” Është një lajm i rrëmë ng seria e të gjithë lajmeve të rrëmë të shpërndara në rrjetit sociale dhe në World Wide Fake News nga Rusia!
Vaksina është një akt i ndërgjegjësimit se nuk je një vegël e qëllimshme apo e paqëllimshme e Moskës.
Vaksina na kthen në normalitet, një normalitet i padëshiruar nga Lindja që dëshiron të shëndrrojë hartën gjeopolitike globale sipas qejfeve të veta.
Por vaksina mund të heq vetëm ndryshku nga truri dhe të bëjë të mendojë dikush me neuronet e veta, jashtë vullnetit të një shteti antiperëndimor e antidemokratik si Rusia. Prandaj punonjësit dhe studentet e universitetit Sputnik Moska me diplomë në dezinformim bëjnë fushata të tilla antinjerëzore duke rrezikuar shëndetin publik e sigurinë kombëtare e shumë shteteve, përmes të cilave është edhe Republika e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës. Pas zbulimit të vaksinave perëndimore anti COVID, tërë mllefi i trolleve dhe agjentëve të ndikimit rus në rrjetet sociale janë të drejtuara kundër këtyre vaksinave. Interesi i Rusisë më sa duket është që të krijojnë rrëmujë në shtetet perëndioire dhe një rrjet të simpatizantëve të tyre që të zmadhojnë situatën e pasigurisë. Ky veprim ka qenë strategjik për Rusinë që nga fillimi i pandemisë me krijimin e loj lloj teorive të konspiracionit. Tani shtohet edhe fakti që Rusia ka mllef se “vaksina” e saj nuk blihet, se e blen vetëm Serbia, se edhe vet qytetarlt e tyre brenda shtetit autokratik nuk vaksionohen dhe ata duan vetëm tu krijijnë një dem kompanive perëndimore.
Unë mendoj që World Wide Fake News-i rus kundër vaksinimit është krim ndaj njerëzimit. Shumë njerëz janë infektuar kudo, mijëra apo dhjetra mijera nuk jetojnë më sot vetëm sepse Kremlini mendon me prapanicën se duhet të krijojë rrëmujë dhe destabilitet në botë përmes kësaj fushate kriminale të dezinformimit dhe propagandës së zezë!
Unë personalisht do të vaksinohem. Do të vaksinohem jo vetëm për shëndetin tim dhe në shënje përgjegjësie sepse unë nuk kam të drejtë t’i sëmurem të tjerët. E drejta ime përfundon atje ku cënon e drejtën e bashkëqytetarit tim për të ketë jetë, për të qenë i shëndoshë. Por do të vaksinohem edhe në shënjë proteste ndaj propagandës vigane të shtetit rus që është aq i papërgjegjshëm sa rrezikon shëndetin e njerëzimit për interesat e veta.