Ne rradhe te pare, me lejoni t’ju uroj nje Vit
i Ri i gezuar dhe me suksese te gjithe shqiptareve dhe veprimtareve te ceshtjes
kombetare dhe te them se ne adrese te disa redaksive eshte derguar nje shkrim
-* Intrigat e deputetes antikosovare Oana Manolescu* prej emailit te Baki
Ymerit dhe i botuar ne emrin tim personal. Duhet te theksoj se teksti nuk me
perket mua, vet Baki Ymeri e ka shkruar, ka shtuar emrin tim dhe e ka derguar
ne shtyp.
Nuk ia dergova atij per korrekture gjuhesore
sic pohon, por vet e ka derguar,me koken e tij per shtyp. Konsideroj se ky
tekst duhet terhequr prej faqeve te gazetave, ne rradhe te pare, sepse *nuk jam
une autorja tekstit* dhe ne rradhe te
dyte, sepse teksti permban gjera te palejuara ne zanatin gazetaresk dhe te
denueshme, duke perfshire edhe sharjet.
Jam dakord se deputetja Oana Manolescu nuk ka
pasur nje pozite korrekte ne lidhje me ceshtjen e Kosoves dhe per kete ceshtje
mund te bisedohet shume, por nga ana tjeter une nuk mund te gjykoj qarte
situaten nga nje kendveshtrim te pavarur ne lidhje me marredheniet qe i ka Baki
Ymeri me personat e tjera te permendura ne kete tekst. *Eshte e papranueshme qe
ai te (sh)perdor emrin dhe reputacionin tim si publiciste dhe veprimtare e ceshtjes
kombetare per interesa te ngushta personale, per t’u ngritur vet ne qiell dhe
per te lare hesapet ne publik me njerezit me te cilat eshte ne konflikt. Nese
ai ka per te lare hesape ne publik, le ta beje me emrin e tij, jo ne emrin e
tjeterkujt! **Nuk dua te prononcohem lidhur me situaten e pershkruar ne shkrim,
kush ka te drejte e kush nuk ka te drejte, sepse une duhet te perqendrohem si
te punoj me mire kunder armiqve sllavo-greke te kombit shqiptar, qe kane
pushtuar dhe copetuar Nenen tone, Shqiperine, gje qe u rekomandoj te gjithe
personave te implikuar ne kete debat. D*ua te theksoj se nuk jam servilja e
askujt dhe nuk do te pranoj qe asnje te me merr neper kembe ne kete menyre.
Dua te prononcohem lidhur me nje çeshtje
parimore lidhur me kete shkrim. Eshte dicka qesharake se Baki Ymeri vetlavderohet
ne tekstin qe vet e ka shkruar se eshte “malësor të Sharrit që hyn në
kategorinë e shqiptarëve epopeikë, që sipas Lasgushit nxjerrin tym dhe zjarr
nga mushkëritë e tyre të çelnikta”. Askush nuk i mohon kontributin ne
fushen letrare, sepse ka perkthyer e botuar gati te gjitha autoret shqiptare
nga hapesirat shqiptare te Shqiperise Etnike. Gjithashtu, askush nuk i mohon perpjekjet
per t’u angazhuar per te thene te verteten ne lidhje me ceshtjen e Kosoves ne
hapesiren rumune. Por, te shihesh veten me hunden ne qiell s je
<<legjenden e afirmimit te Kosoves ne trevat rumune>> eshte mjaft absurde!
. Legjende per kombin shqiptar eshte Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, i cili ka
luftuar tere jeten perballe hordhive armike osmane dhe ka ngritur Flamurin
Kombetar me 28 Nentor 1444 ne Lezhe, kur eshte themeluar Lidhja e Lezhes.
Legjende per kombin shqiptar eshte Ismail Qemali, i cili ka krijuar Shqiperine
si shtet te pavarur dhe ka shpallur pavaresine me 28 Nentor 1912. Legjenda jane
DESHMORET E KOMBIT, te cilat
kane luftuar ne betejat clirimtare qe nga lashtesia
e deri me sot, qe kane dhene edhe me te shtrenjten e tyre, jeten, per komb dhe
atdhe. Kush ska luftuar dhe ska derdhur asnje pike gjaku per kombin e vet nuk
mund te quhet
legjende!
Une nuk kam lejuar askush te me lavderoje dhe
aq me pak nuk jam lavderuar vetvetiu, por u jam perqendruar gjithmone detyrave
dhe obligimeve per ceshtjen kombetare, pa synuar karrigun e bute, pa synuar te
perfitoj nga
kjo asgje. Te mos mendoje se mund dikush te me
bleje duke me premtuar karrigun e bute, ashtu sic ka bere edhe Baki Ymeri
dikur, kur me ka thenense duhet te behem rugoviste, per te me rekomanduar per
ministrine e jashtme
apo per ambasaden e Shqiperise, ne momentin
kur i kam thene se te mos dergoje asnje shkrim timin ne <<Bota
Sot>> (qe ka qene dhe mbetet <<Borba Danasi>> i Kosoves, per
shkak te shpifjeve te saj te uleta antishqiptare!)
Nuk do te behem kurre rugoviste. Por do te vazhdoj
te punoj, ashtu sic kam bere qe gati 11 vjet, per idealin e Shqiperise Etnike,
kunder te cilit titistet – rugovistet e diteve tona gjithmone kane punuar.
Pastaj, edhe perdorimi i termit <<kosovar>> ne titull (dmth ne
fjalen <<antikosovare>>) deshmon orientimin e tij titist, prej te cilit
distancohem krejtesisht, ashtu sic distancohem krejtesisht prej orjentimit
rugovist te Baki Ymerit. Nuk ka shqiptare e kosovare, por ka vetem shqiptare,
sepse edhe Kosova eshte treve shqiptare, e cila do te ribashkohet me Shqiperine
nje dite.
Nuk u jam perqendruar ne veprimtarine time kombetare
zenkave te ngushta mes njerezve, te cilat jane shume te uleta pergjithesisht
dhe jane larg synimeve kombetare, bile jane edhe antikombetare, sepse duhet te
bashkohemi drejt qellimit te perbashket te ribashkimit te Shqiperise dhe te mos
merremi me vetveten. Une kam punuar vetem e vetem per clirimin dhe ribashkimin
e Shqiperise Etnike, keshtu qe ky shkrim eshte shume larg synimeve te mia. U
kerkoj gazetave qe kane botuar kete shkrim ta terheqin prej botimit dhe ata qe
nuk e kane botuar te mos e botojne fare.
Mona Agrigoraiei