Monika Kryemadhi u është përgjigjur akuzave të Ilir Metës se e ka mbushur Partinë e Lirisë me tradhtarë, lidhje nepotike dhe interesaxhinj. Përmes një postimi në Facebook, Kryemadhi thotë se akuzat e hedhura nga bashkëshorti i saj janë boshe dhe shërbimi më i mirë që mund t’i bëhet Edi Ramës. Shfokusimi nga inceneratorët që unë kam kallëzuar me përgjegjësinë e firmës time dhe protagonizmi bosh janë sot shërbimi më i mirë që mund t’i bësh Edi Ramës, Erion Veliajt dhe bandës së tyre”, shkruan Kryemadhi. Sipas Kryemadhit, aksioni opozitar po devijohet në çështje periferike. Filmat e vjetër me të njëjtin përfundim janë pa interes për shumicën e shqiptarëve, vijoi ajo. Ilir Meta njoftoi këtë të mërkurë reformimin e partisë, ku përjashtoi Monika Kryemadhin dhe një pjesë të bashkëpunëtorëve të saj më të ngushtë. Shumë kanë dyshime se ky është një teatër i inskenuar, ndërkohë që të tjerë vendosin në pikëpyetje shëndetin mendor të ish-Presidentit.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …