Monika Kryemadhi zgjidhet kryetare e LSI-së

Monika Kryemadhi zgjidhet kryetare e LSI-së

Konventa Kombëtare Zgjedhore e Lëvizjes Socialiste për Integrim, zgjodhi pasditen e të mërkures, Monika Kryemadhin kryetare të kësaj force politike. Ajo u zgjodh kryetare e LSI-së me votim të hapur, nga 2300 delegatë.  Në fjalën e mbajtur në këtë Konventë, pas zgjedhjes së saj si kryetare e LSI-së, Kryemadhi siguroi për një opozitë të fortë e pa ekuivokë kundër krimit. “Kjo është një rrugë që nuk ka kthim pas. Jemi forca kryesore opozitare në vend dhe kemi një punë të madhe përpara. Ne do të vazhdojmë të jemi një opozitë e vërtetë”, tha kryemadhi në fjalën e saj. Sipas saj LSI-ja sot është e vetmja forcë opozitare dhe premtoi se do të punohet për hartimin e një plani ekonomik e social të vendit. “Sot ju më dhatë votën për t’ju drejtuar në opozitë. Kjo është një detyrë pa kushte për mua. Nuk do të ndalem asnjë minutë, asnjë sekondë, jo vetëm për të denoncuar, por për të luftuar deri në fund që ky vend të mos jetë më vend i krimit dhe oligarkëve, qoftë edhe me çmimin më të shtrenjtë, atë të jetës sime”, tha Kryemadhi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …