Monitoruesi i klimës i Bashkimit Evropian “Copernicus” ka tërhequr sërish vërejtjen për pasojat e ngrohjes globale. Zëvendësdrejtoresha e Shërbimit për Ndryshimet Klimatike, Copernicus, Samantha Burgess ka tërhequr vërejtjes se “efektet shkatërruese të ndryshimeve klimatike kanë filluar shumë përpara vitit 2023 dhe do të vazhdojnë deri sa emetimet globale të gazrave serrë të arrijnë në zero”. Copernicus ka paraqitur të dhëna për periudhën nga gushti i vitit 2023 deri në korrik të 2024-tës, duke tërhequr vërejtjen se temperatura mesatare globale ishte 1.64 gradë celsius mbi mesataren para-industriale. Nga këto të dhëna mësohet se korriku i vitit 2023 dhe i vitit 2024 kanë qenë më të nxehtit të regjistruar deri më tani.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …