Monitoruesit e zgjedhjeve deklarojnë për mediet se partitë politike do të ashpërsojnë gjuhën ndaj njëra-tjetrës gjatë fushatës. Sipas tyre, akuzat dhe sharjet ndërmjet e disa partive janë intensifikuar, veçmas të Lëvizjes Vetëvendosje, ndaj partive të tjera opozitare, sidomos LDK-së. Hulumtuesi në Institutin Demokratik të Kosovës, Eugen Cakolli, thotë se sa më shumë që afrohet periudha përmbyllëse e fushatës, do të ketë akuza më të ashpra në mes partive politike. Ai shton se në ditët e para të fushatës është vërejtur gjuhë acaruese, fyese dhe shpeshherë edhe me shenja të gjuhës së urrejtjes. Ata janë akuzuar me veprimtarinë e tyre politike në kohën kur të njëjtit kur kanë qeverisur apo performancës së tyre në përgjithësi. Sa i përket temave që po mbulohen, ndonëse në diskurs mbizotëron një lloj perceptimi se po diskutohen mbi çështje të mëdha nacionale, në fakt nëse shihen në esencë të gjitha takimet që po mbahen vërehet një koncentrim edhe te tema që ngjallin ndjeshmëri te qytetarëve, përfshirë arsimin, shëndetësinë, çështjen e pagave dhe të tjera”, thekson Eugen Cakolli.
Kontrolloni gjithashtu
Diplomati i njohur i Danimarkës, Peter Sorensen pritet të emërohet përfaqësues i posaçëm i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi
Diplomati danez me përvojë të gjatë në Ballkan, Peter Sorensen, pritet të marrë edhe zyrtarisht …