leoni

Morina: Viti shkollor 2015/2016 i suksesshëm

Të mërkurën u mbajt mbledhja me aktivin e drejtorëve të të gjitha shkollave të Komunës së Malishevës. Fjalën  kryesore e mbajti drejtori i DKAE-së z.Avdi Morina i cili ishte i pranishëm me gjithë stafin e Drejtorisë së Arsimit. Ai në fjalën e tij pasqyroi të gjitha aspektet e angazhimit të qeverisë lokale në ngritjen e përmirësimit të kushteve dhe bërjen e mundësive reale që procesi edukativo arsimor të zhvillohet ne kushte sa më cilësore të punës, si dhe e vlerësoi vit të suksesshëm, duke e përmendur në veçanti hapjen e çerdhes për fëmijëve.

Drejtori Morina, në fjalën e tij përmendi ndërtimin e shkollave të reja, investimet në rrethoja, fusha sportive, renovime të shkollave, kopshteve shkollore, përkrahjen e projekteve me bazë shkollore të nxënësve dhe pjesëmarrjen e shkollave në shumë gara rajonale e kombëtare,  ku nxënësit tanë ishin të pranishëm.

Për aspekte të tjera të fushave të tjera u angazhuan edhe zyrtarët tjerë të arsimit si për plan programet, trajnimet, statistikat, bashkëpunimin me MAShT dhe institucione tjera relevante.

Në mbledhje u diskutua për aspektet e përgjithshme të rrjedhave edukativo arsimore,  të cilat e përshkuan vitin shkollor 2015/2016. Ky vit, u konsiderua i suksesshëm, që ndikoj në përmirësimin e infrastrukturës shkollore në ndërtimin e shkollave të reja, në  hapjen e bibliotekave të reja, pjesëmarrjen e shkollave në gara lokale rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Po ashtu në shkollat tona u tha që u  investua në hapjen e fushave sportive, pasurimin e bibliotekave dhe rregullimin e kopshteve shkollore.

Vit i suksesshëm shkollor ishte për arsyen më të madhe që kishte të bënte me hapjen e çerdhes së fëmijëve,  këtij institucioni të  shumëpritur nga qytetarët e komunës së Malishevës.

Drejtoria e Arsimit dhe Edukimit ishte pjesë e të  gjitha agjendave arsimore në  Republikën e Kosovës, dhe tregoj kompetencë dhe angazhim në zbatimin e ligjshmërisë dhe shtimin e punëve për arritjen e objektivave në fushën e cilësisë dhe rezultateve. Ky vit shënoj edhe bashkëpunime me vende perëndimore. Në këtë drejtim vlen për të veçuar donacionet në inventar shkollor nga shteti Gjerman i Soest-it. Pra,  u mbajtën aktivitete të përbashkëta edhe me diasporën, karvanin e shkrimtarëve të  Kosovës, binjakëzime të shkollave. U mbajtën teste mësimore dhe janë në përfundim e sipër edhe në muajt në vijim. Personeli arsimor po ashtu kishte vazhduar të  jetë pjesë e trajnimeve dhe avancimeve profesionale të aranzhuar nga MAShT e institucione të  tjera si USAID, GIZ, KosoVision dhe të tjera.

Nga drejtorët e Shkollave u përmenden shumë aktivitete dhe sfida që na shoqërojnë në realizimin e aktiviteteve shkollore.

Fushë e veçantë e diskutimeve ishte edhe fusha e cilësisë,  e cila është pjesë e angazhimeve të MAShT-it që viti i ardhshëm shkollor të gjejë sistemin tonë arsimor edhe me Koordinatorët e cilësisë me bazë shkolle dhe të DKAE-së. Në mbledhje u diskutuan  edhe tema të tjera,  të cilat përshkuan vitin shkollor 2015/2016.

Nga zyrtarët e DKA-ës  dhe drejtorët  e shkollave  u diskutua edhe për përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2016/2017, ku të gjitha përgatitjet janë fazën përfundimtare.

Viti shkollor përfundon me 17 qershor 2016.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …