Morina viziton ShFMU “Bajram Curri” në fshatin Krushë të Madhe

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në komunën e Rahovecit, Avni Morina ka vizituar Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Bajram Curri”, në fshatin Krushë e Madhe, gjatë takimit u tha se mësimdhënësve që ta ngritin në një nivel më të lartë bashkëpunimin dhe komunikimin me prindërit e nxënësve. “Në vizitën e bërë shkollës fillore “Bajram Curri” në Krushë të Madhe, ndër të tjera, u thashë mësimdhënësve që ta ngritin në një nivel më të lartë bashkëpunimin dhe komunikimin me prindërit e nxënësve. Në këtë shkollë është nevojë urgjente të investohet në riparimin e nyjeve sanitare, të cilat ndodhen jashtë objektit të shkollës dhe t’i kushtohet kujdes më i madh mirëmbajtjes së tyre. Kësaj shkolle asnjëherë nuk i munguan sukseset dhe urojmë që me këto suksese të vazhdohet edhe në të ardhmen. Së bashku me mësimdhënësit e kësaj shkolle patëm sot një bashkëbisedim të frytshëm”, ka thënë drejtori Morina.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa rekomandoi për kuvend projekt buxhetin për vitin 2025

Drejtuar nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Malishevës, Argjend Thaçi, sot është mbajtur mbledhja …