Ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, njëherësh ekspert i sigurisë, Kadri Kastrati ka thënë se një prej hendikepeve më të mëdha të Kosovës, është që Kosova nuk është anëtare e Interpol-it dhe Europol-it dhe mekanizmave të tjerë të cilët janë shumë të rëndësishëm në kohën e sotme kur luftohet terrorizmi, për të shkëmbyer informacionet, për të informuar njëri-tjetrin se për këto lëvizje që janë jashtëzakonisht të rrezikshme për Kosovën dhe rajonin dhe aspektin global. “Ministria e Punëve të Brendshme dhe mekanizmat e tjerë edhe politikë edhe operativë duhet në Kosovë të fillojnë të identifikojnë a ka elemente në Kosovë të terrorizmit. E, atëherë nëse identifikojnë që ka elemente duhet të bëjnë një strategji për t’i luftuar këta, për t’i kapur apo për t’i eliminuar gjitha elementet që kanë të bëjnë me këto organizata”, ka porositur eksperti i sigurisë, Kadri Kastrati.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …