Vonesat në formimin e qeverisë, pritet të shkaktojnë probleme buxhetore në vend. Këshilltari politik në Ministrinë e Financave, Lulëzim Rafuna, thotë se në rast që nuk formohet qeveria e re, me 1 mars nuk do të mund të realizohet asnjë pagesë, përfshirë edhe pagat e punonjësve shtetërorë. Pavarësisht se me ligj nuk përcaktohet ndonjë afat kohor se kur duhet të miratohet buxheti i shtetit, Rafuna thotë se nëse është Kuvendi aktiv afati optimal është 31 tetori. Ai thotë se Ministria e Financave ka përgatitur buxhetin ashtu siç ka qenë i obliguar me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe është i gatshëm për procedim në Qeveri e Kuvend. Këshilltari i ish-ministrit Hamza shpjegon se buxheti i vitit 2019 mund të shfrytëzohen vetëm dy muajt e parë të vitit 2020. Ndërsa për muajn mars duhet nëj vendim i Kuvendit.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …