Zyrtarët komunal të Deçanit i njoftojnë të gjithë Beltarët e Komunave të Kosovës të cilët do t’i lëvizin bletoret e tyre për në Komunën e Deçanit – Lëvizja e bletëve në kullota:
Sipas Ligjit Nr:02/L-111 mbi bletarinë dhe neni 7 dhe 7.1.
– Çdo subjekt që ushtron veprimtarinë e Bletarisë dhe i cili lëviz brenda ose jashtë komunës së Deçanit me bletore duhet të bëjë kërkesë me shkrim në zyrën e Drejtorisë Komunale për Bujqësi së paku 20 ditë para datës së lëvizjes.
Neni.7.2 – Kërkesës duhet t’i bashkëngjitet dhe certifikata veterinare për gjendjen shëndetësore të bletëve dhe raportin për masat e ndërmarra veterinare.
Neni.8 – Drejtoria komunale për Bujqësi pasi të merr mendimin e ekspertit në bashkëpunim me shoqatën e bletarëve, miraton apo refuzon vendosjen e bletores.
Në rast të mos zbatimit të këtyre kritereve që dalin nga Nenet e këtij Ligji, Neni 45 parasheh Dispozita ndëshkuese për bletarë në shumë prej 200 – 2000€. Këto masa i shërbejnë parandalimit dhe luftimit të sëmundjeve infektive tek bletët. Ky vendim u bë i ditur në një takim të përbashkët mes Drejtorisë Komunale për Bujqësi dhe Shoqatës se Bletarëve te Komunës së Deçanit ku i pranishëm ishte drejtori i BPZHR Rifat Stojkaj, me bashkëpunëtor, kryetari i shoqatës së Bletareve në Deçan Haki Tahiruakj dhe një numër i konsiderueshëm i bletarëve të komunës së Deçanit. Ata një zëri u dakorduan që ky vendim të hy në fuqi nga dita e publikimit dhe i njëjti të zbatohet në përpikëri në mënyrë që të jemi të sigurt e ta ruajmë bletën e komunës tonë duke ju bërë me dije secilit që dëshiron të bëj lëvizje me bletoret e tyre brenda territorit të komunës së Deçanit ti plotësoi kriteret e këtij vendimi.