Pavarësisht shqetësimeve për një grumbullim të madh të trupave të Rusisë në kufirin me Ukrainën, luftëtarët në vijën e frontit, në Donbas, i kanë minimizuar paralajmërimet nga agjencitë e inteligjencës në Kiev dhe në vendet e Perëndimit, se Moska mund të jetë duke planifikuar një ofensivë të re ushtarake. Një ushtar ukrainas ka deklaruar se “Luftimet këtu ndodhin herë pas here. Javën e kaluar përjetova bombardimin më të rëndë në këtë pozicion. Forcat proruse përdorën granatahedhës të tipit “SPG-9”. Më vonë, për disa ditë rresht, ishte pothuajse qetësi. T’ju them të drejtën, ndihem pak i frikësuar kur këtu është qetë, sepse filloj të mendoj: ‘Mbase ata kanë ndonjë plan’. Një nivel i ulët i bombardimit më bën të ndihem më rehat”. “Pala tjetër shpesh përdor taktika dredharake. Për shembull, vëzhguesit e OSBE-së i përdorin dronët e tyre gati çdo ditë, për t’i kontrolluar pozicionet ushtarake. Ata i njoftojnë që të dyja palët për fluturimin e dronit të tyre për kontrollimin e pozicioneve në të dyja anët, që ne ta dimë se ai po vjen, por më pas forcat proruse e nisin dronin e tyre menjëherë pas atij të OSBE-së, për t’i bërë vëzhgimet e veta, ndërsa neve nuk na lejohet të qëllojmë në atë drejtim”. (REL)
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …