Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë kërkon që të mos përshpejtohet marrëveshja Kosovë – Serbi

Moska zyrtare, për shkak të Greqisë do ta bllokojë në KS të OKB-së marrëveshjen për emrin e ri të Maqedonisë

Moska zyrtare  ka paralajmëruar se do të bllokojë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së marrëveshjen për emrin e Maqedonisë. Ky qëndrim i Kremlinit ka të bëjë me dëbimin e diplomatëve rusë, si një lloj kundërpërgjigje ndaj vendimit të Athinës. Mediat greke shkruajnë se ka patur një telefonatë të tensionuar midis ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe shefit të diplomacisë greke Nikos Kotzias. Sipas tyre, Kotzias i ka treguar ministrit të Jashtëm rus vijat e kuqe që Athina nuk lejon të tejkalohen, si dhe i ka folur edhe për vendet e treta që janë angazhuar në sabotimin e marrëveshjes për çështjen e emrit. Lavrov mësohet të ketë thënë se Rusia do ta bllokojë marrëveshjen në Këshillin e Sigurimit të OKB, por Kotzias i është përgjigjur se marrëveshja është transparente dhe nuk mund të ndalet. Krerët e shteteve të Aleancës së NATO-s morën dje vendimin e tyre që Maqedonia t’i bashkohet kësaj aleance, me kushtin që të përmbyllë të gjitha procedurat e brendshme që lidhen me marrëveshjen e emrit.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri: Koalicioni i opozitës mund të krijohet për shkak të pajtueshmërisë programore dhe madhësisë së ngjashme të partive

Analisti Visar Ymeri ka diskutuar mundësinë e formimit të një qeverie të re nga partitë …