Anketa e Fuqisë punëtore në Kosovë, zbulon se rreth 700 mijë qytetarë në moshë pune janë joaktivë, ku mbi 100 mijë të rinj, as nuk punojnë, as nuk ndjekin shkollë apo trajnim. Shkalla e joaktivitetit mbetet rreth 60%. Sipas kësaj ankete, popullsia në moshë pune në Kosovë është 1 milion e 180 mijë. Prej tyre 697 mijë janë joaktivë dhe 432 mijë të punësuar. Shkalla e joaktivitetit te femrat është 75 %, krahasuar me 42.0% tek meshkujt. Ministria e Financave mbetet nën kritika për përdorimin e statistikave të periudhave me subvencione për të rritur shifrat e llogarive aktive në Trust. Opozita dhe ekspertët kërkojnë masa konkrete për uljen e papunësisë dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …