Kryeministri, Albin Kurti, ka deklaruar se Qeveria të cilën ai e udhëheq e ka të njohur qëndrimin sa i përket çështjes së Manastirit të Deçanit, sepse ne këtë e kemi bërë të njohur atë edhe më herët. Qëndrimet e Qeverisë Kurti për mosnjohje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dhënie në pronësi të tokës për Manastirin e Deçanit kanë bërë që shtetet e QUNT-it të reagojnë. Ata kanë kërkuar që vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Manastirin e Deçanit të respektohet nga ana e qeverisë. Sipas këtyre shteteve moszbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me pronësinë e Manastirit të Deçanit e minon zotimin e qeverisë të udhëhequr nga Albin Kurti për zbatimin e sundimit të ligjit dhe respektimin për gjyqësor të pavarur. Zbatimi i këtyre vendimeve paraqet përgjegjësi themelore demokratike të domosdoshme për konsolidimin demokratik të Kosovës dhe integrimin e ardhshëm euroatlantik”, thuhet në deklaratën e shteteve anëtare të QUINT-it.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …