Bijës dhe Motër-madhes së Krojmirit, Kumrie Rizani-Buja, e cila u nda nga jeta më 18. 2. 2024, bashkëshortes së Gani Bujës, nga fshati Bujan i Lypjanit, nënës së shatë bijve, luftëtarë të lirisë: Ramë, Agush, Avdyl, Shukri, Avni, Ruzhdi, Lutfi Buja, tri bijave: Bedrie, Valbone e Lumnie Buja, rejave dhe gjyshes së dashur të shumë nipave e mbesave, në pamundësi fizike për të marrë pjesë në varrim dhe në ngushëllime, përkujtoj me respekt e nderim jetën dhe kontributin e saj për familjen, qëndresën dhe heroizmin, rrugëtimin ballëhapur nëpër burgjet e Jugosllavisë duke i vizituar bijtë, dhe së bashku me ta e me bashkëshortin, pjesëmarrjen familjare në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Nënë-madhja e Motër-madhja-Kumrie prej fillimit e deri në mbarim të luftës ishte në Krojmir, në vendlindjen e saj të dashur, ku qëndroi si shembull qëndrese duke u dhënë zemër çlirimtarëve, duke dhënë shembullin familjar të inkuadrimit në luftë për liri dhe duke i besuar fortë fitores, të cilën edhe e arriti, me të gjithë tok.
Respekt, nderim e përjetë mos-harrim, Nënë-madhes, Motër-madhes, Kumrie Rizani-Buja!
Ahmet Qeriqi
- 2.2024
Prishtinë