Moti i keq ka shkaktuar kaos në Britaninë e Madhe

Moti i keq ka shkaktuar kaos në Britaninë e Madhe. Nga stuhia që ka përfshirë vendin ka edhe viktima. Mediet atje njoftojnë se dhjetëra mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike. Erërat e fuqishme të shoqëruara me shi e borë të dendur ka bërë që autoritet atje t’i lëshojnë qindra alarme për situatë tejet të rrezikshme. Bëhet e ditur se më shumë se 200 alarme dhe paralajmërime për përmbytje janë në fuqi në Angli në orët e para të së dielës, me 63 të tjerë në Uells dhe shtatë në Skoci. Njoftohet se si pasoje e rrëshqitjeve të dheut, një burrë ka humbur jetën ndërkohë që janë lënduar shumë të tjerë, përfshirë edhe fëmijë.

Kontrolloni gjithashtu

Përplasja mes presidentes Vjosa Osmani dhe qeverisë në detyrë për tarifën ndaj ShBA-ve

Vendimi i Presidentit të ShBA, Donald Trump, për të vendosur tarifën prej 10% ndaj Kosovës …