Në mëngjesin e ditës së sotme në disa media është raportuar se njësitet elitare të Policisë së Kosovës janë pozicionuar në bazën “Belvedere” në fshatin Frashër të Mitrovicës, mirëpo kjo nuk po rezulton të jetë e vërtetë. Pasi që zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra ka thënë se këto raportime janë vetëm spekulime. Sipas tij, asnjë pjesëtar i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës nuk ka lëvizur në veri të vendit. Megjithatë, ai siguron qytetarët se situata është e qetë dhe stabile.“Situata është krejt normale. Asnjë polic i Njësive Speciale nuk ka lëvizur në veri të vendit, me përjashtim të atyre që janë permanent në rajonin e Mitrovicës. Situata është e qetë dhe nuk ka as një llojë indicie deri në këtë kohë që të ketë ndonjë destabilizim apo trazira të ndryshme “, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …