Në konferencën “Mbrojta e Infrastrukturës Kritike në BE” e organizuar nga Komisioni Evropian në të cilën kanë marr pjesë shtetet e unionit dhe ato të rajonit Kosova është përfaqësuar nga një delegacion i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Prezantuesit e shtetit tonë i prezantuan të arriturat në këtë fushë duke e elaburuar veçanërisht projekt-ligjin për infrastrukturën kritike i cili është në prag të finalizimit si dhe në harmoni të plotë me Direktivën 2008/114 të BE-së, i cili me pas mori vlerësime të larta nga pjesëmarrësit e kësaj konference. Delegacioni i MPB-së kërkoj mbështetje nga KE në fazën e zbatimit të këtij ligji.
