Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë vendim për mbylljen e të gjitha parqeve në të gjitha qytetet e Kosovës, si masë parandaluese e përhapjes së pandemisë që ka shkaktuar koronavirusi. Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar mirëkuptim nga të gjithë qytetarët për këto masa me interes të përgjithshëm si dhe ka kërkuar që të respektojnë këtë vendim që po bëhet me qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre. Gjithashtu me parqe, do të mbyllen edhe të gjitha shërbimet e kafeve ‘take-away’. Policia e Kosovës do të jetë në të gjitha pikat ku janë parqet dhe nuk do t’i lejojë qytetarët t’i frekuentojnë parqet nga ora 8 e mëngjesit deri në 8 e mbrëmjes.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …