Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet në Merdare janë deri në 2 orë

MPB: Në pikat kufitare në hyrje dhe dalje të Kosovës mbizotëron situatë më e qetë me kolona më të shkurtra

Kolona më të shkurtra dhe situatë më e qetë po mbizotëron në pikat kufitare në hyrje dhe dalje të Kosovës. Kështu sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë në Merdare, ku për të dalë nga territori i vendit qytetarëve po u duhet të presin deri në një orë. Pritje pakëz më të gjata vërehen edhe në Mutivodë, ku qytetarëve për të dalë nga Kosova po u duhet të presin deri në 40 minuta. E në pikat kufitare të tjera situata është më e qetë, ndërkaq që pritjet nuk shkojnë më gjatë se 15 minuta. Kujtojmë se kohëve të fundit në pikën kufitare të Merdares pritjet arrinin deri në pesë orë. MPB në lidhje me këtë çështje kishte deklaruar se fluksi i madh i qytetarëve po e shkakton një pritje të tillë. Ministria kishte fajësuar edhe kontrollet e panevojshme nga pala serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …