Jetlir Zyberaj, këshilltari i Behgjet Pacollit, ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme, ka thënë se këtë javë kanë refuzuar me dhjetëra kërkesa të politikanëve serb për të hyrë në Kosovë. “Që atëherë askush nga Beogradi nuk guxon të hyjë në mënyrë të paligjshme pa miratimin tonë në Kosovë. Vetëm këtë javë dhjetëra kërkesa kemi refuzuar”,ka shkruar Zyberaj. “Kur Marko Gjuriqi u arrestua vjet nga Policia e Kosovës dhe ishte ngreh zhag në rruget e Prishtinës, në vendngjarje ka qenë edhe Milan Radonjiçiqi, por dikush e kishte paralajmeruar që të largohet. Zëvendeskryeministri Pacolli më kishte udhëzuar që ta menaxhoja operacionin së bashku me ish-Ministrin e Brendshëm Flamur Sefaj dhe urdhërat kanë qenë për të arrestuar të gjithësicilin që e pengonin operacionin përfshirë edhe Milan Radonjçiqin. Megjithë riskun e konsekuencave që mund të kishim shumë prej nesh, si paditë nga shteti serb, ne vazhduam operacionin, sepse bëhej me qëllim të mbrojtjes së Kushtetutës së Kosovës. Që atëherë askush nga Beogradi nuk guxon të hyjë në mënyrë të paligjshme pa miratimin tonë në Kosovë. Vetëm këtë javë dhjetëra kërkesa kemi refuzuar.
Kontrolloni gjithashtu
Erin Elizabeth McKee: Marrëdhëniet e Amerikës me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë ndërrimit të administratave
Marrëdhëniet e Amerikës me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të ndryshme, thotë Erin Elizabeth …