Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, përmes një njoftimi për medie, ka kërkuar nga bashkatdhetarët që të kenë kujdes kur kalojnë nëpër Serbi. Krejt ky reagim i MPJ-së, ka ardhur pas zhvillimeve të fundit që kanë ndodhur në Serbi me bashkatdhetarët, ku u arrestua një bashkatdhetar dhe u dënua me paraburgim prej 30 ditësh dhe disa të tjerëve u janë shpërthyer gomat e veturave. “Bazuar në këto zhvillime, Ministria e Punëve të Jashtme ka bazë dhe evidencë të mjaftueshme të konstatoj që ndaj të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, Serbia, pa përjashtim, për qëllime politike dhe qëllime tjera jo demokratike, në kundërshtim me praktikën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar dhe me të drejtën ndërkombëtare dhe atë evropiane, si dhe në kundërshtim më obligimet që dalin nga marrëveshjet e Brukselit, jashtëligjshëm, mund t’ju ndaloj arbitrarisht kalimin në territorin e saj”, thuhet ndër të tjerash në reagim.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …