Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës sqaron se sipas legjislacionit në fuqi, kjo ministri propozon emërimin e ambasadorëve. Propozimi i smbasadorëve në këtë rast është bërë para dorëheqjes së kryeministrit, kurse emërimi i tyre nga Kryetari i shtetit po ashtu është bërë në përputhje me Kushtetutën, Ligjin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ligjin e Shërbimit të Jashtëm të Kosovës. Ky reagim nga MPJ vie pas reagimeve të shumta për lajmet lidhur me emërimin për të propozuarin për Ambasador në Shqipëri, Nait Hasanin. Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një reagimi ka shprehur shqetësimin për emërimet e kundërligjshme të ambasadorëve, që së fundi i ka bërë Qeveria e dorëhequr.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …