Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka përgënjeshtruar ministrin e Punëve të Jashtme të serbisë Ivica Daçiq i cili ka njoftuar se Afrika Qendrore ka tërhequr njohjen e Kosovës. Zyrtar të Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme kanë sqaruar se deklaratat që vijnë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë nuk janë aspak të vërteta e as kjo e ministrit, Ivica Daçiq. Ne të gjithë e njohim propaganduesin e Millosheviqit që nëpërmjet shpifjeve vazhdojnë të bëjnë aktivitete të dështuara kundër Kosovës, ka deklaruar Jetlir zyberaj, këshilltari i ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behxhet Pacolli.