MPJ kërkon nga Prokuroria e Kosovës lëshimin e një urdhër-arresti ndërkombëtar për Vladimir Cizelj

MPJ kërkon urdhër-arrest ndërkombëtar për Vladimir Cizelj për aktivitet kriminal ndaj sovranitetit të Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës i ka kërkuar Prokurorisë së Kosovës lëshimin e një urdhër-arresti ndërkombëtar për Vladimir Cizelj Kjo është bërë e ditur nga këshilltari i ministrit Pacolli, Jetlir Zyberaj. Sipas tij, Cizelj ka kryer aktivitet kriminal ndaj sovranitetit të Kosovës. ”Ditët e fundit është folur shumë për Vladimir Cizelj. Ky kriminel i lidhur me rrjetet ndërkombëtare të krimit të organizuara dhe i përfshirë thellë në afera korruptive në të gjithë botën në emër të Ivica Daçiç është përpjekur të shkaktojë dëme ndaj Kosovës. Ne kemi qenë duke kundërshtuar atë dhe shefin e tij me vite dhe bota ka kuptuar veprimet e pista të Daçiqit dhe të Cizeljit. Prokuroria e Kosovës duhet të lëshoj një urdhër arrest ndërkombëtar kundër këtij personi, pasi ai ka shkaktuar përmes aktiviteteve kriminale dhe bandave kriminale një sulm ndaj sovranitetit të Kosovës. Aktiviteti kriminal është fytyra e vërtetë e diplomacisë serbe, siç ishte kryerja e krimevë të luftës në Kosovë fytyra e vërtetë e Beogradit” thuhet në kërkesë.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …