Ministria e Punëve të Jashtme ia ka refuzuar zyrtarit të Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq kërkesën për ta vizituar nesër pjesën veriore të Kosovës. Jetlir Zyberaj, nga Ministria e Punëve të Jashtme ka thënë se Marko Gjuriqit i është refuzuar kërkesa për vizitë në Kosovë për shkak se nuk është bërë në përputhje me marrëveshjen e Brukselit Ai ka sqaruar më tutje se kërkesa për vizitë nuk aprovohet ngase nuk është në përputhje me kriteret e marrëveshjes së Brukselit e cila parasheh që ajo të bëhet ditëve të punës e jo ditëve të vikendit. Ndërkohë, i pyetur se si do të reagoj Policia e Kosovës nëse Marko Gjuriq hyn pa leje në pjesën veriore të vendit, Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka paralajmëruar se policia i kryen punët e veta dhe do t’i merr të gjitha masat sipas ligjit.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …