Ministria e Punëve të Jashtme, e cila udhëhiqet nga Behxhet Pacolli, po e përfundon mandatin pa i emëruar ambasadorët e Kosovës në disa shtete të botës. Ndonëse për Ministrinë një gjë e tillë nuk e pengon funksionimin e diplomacisë kosovare në shtetet tjera, njohës të çështjeve politike theksojnë se mungesa e diplomatëve paraqet joseriozitet dhe dështim të politikës së jashtme të Kosovës. Republika e Kosovës ka në funksion gjithsej 30 misione diplomatike, por në disa prej tyre vazhdojnë të mungojnë ambasadorët nga Kosova, për shkak të vonesave në emërim dhe në dekretim nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe nga ana e presidentit të vendit Hashim Thaçit. Vendet ku mungojnë këta ambasadorë janë Britania e Madhe, Australia, Suedia, Sllovenia, Shqipëria dhe Zyra Ndërlidhëse në Serbi. Ndonëse njohës të çështjeve politike në vend vlerësojnë se mungesa e ambasadorëve e dëmton diplomacinë kosovare dhe e zvarrit lobimin e Kosovës për çështje të rëndësishme, siç janë njohjet e reja, liberalizimi i vizave dhe anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare, njëjtë nuk mendojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …