Jetlir Zyberaj: Aleanca Kosova e Re synon që të hyjë në koalicion parazgjedhor me bashkë me ndonjë parti politike

MPJ publikon dokumente që dëshmojnë planet e Serbisë për t’i fshehur krimet e bëra në Kosovë

Këshilltari i ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj ka publikuar dokumente që dëshmojnë përpjekjet e Serbisë për t’i fshehur krimet e bëra në Kosovë. Në postimin e tij, këshilltari, Jetlir Zyberaj njofton se janë gjetur dokumente të cilat dëshmojnë për përgatitjet që kanë bërë autoritetet e larta të Serbisë për fshehjen e krimeve që do të bëjnë në Kosovë. “Ky është një dokument zyrtar i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) qe mbanë datën : 17 shkurt 1999. Në këtë dokument të Këshillit Qendror të SPS-it, ndër shumë plane tjera kundër shqiptarëve të Kosovës, gjatë Konferencës në Rambuje, mund të lexojmë edhe tentimin për fshehje të masakrave dhe debimeve masive nga shtepitë të qytetarëve të Kosovës. Krejt kjo bëhej me qellimin e vetëm për ta mashtruar bashkësinë ndërkombëtar dhe NATO-në. Në mesin e shumë emrave të njohur aty, që ishin kreaturë e aparatit të dhunës në kohën e Millosheviçit, mund të shihet edhe Ivica Daciçiç. Jo rastësisht, carqe te caktuara në Serbi e quajnë Daçiçin edhe “malo Slobo”. Bazuar në procesverbalin e kësaj mbledhje mund të shihet qartë, që nga atëherë deri me sot, politika anti-shqiptare e Serbisë në raport me Kosovën nuk ka ndryshuar për asnjë nuancë, ka shkruar në mes tjerash Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …