leoni

Ministria e Punëve të Jashtme

MPJ shpall tender të ri për shërbimet postare përderisa një tjetër tender e kanë ende të hapur

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka shpallë tender të ri për shërbime postare diplomatike, 15 ditë pasi e kishte shpallë një emergjent, i cili është ende në procedurë të vlerësimit. Tenderi i dytë në vlerë prej 250 mijë eurosh është shpallur këto ditë ose rreth një muaj pasi kjo ministri ka shkëputur kontratën me operatorin “AL DUSHI SH.P.K”, për shkak se kishte dështuar t’i çojë me kohë dërgesat diplomatike. Aktualisht MPJD nuk kryen kurrëfarë shërbimi postar diplomatik. Pas njoftimit për shkëputje të kontratës, MPJD e mbetur pa këtë shërbim kishte shpallur tender emergjent në vlerë prej 39 mijë euro. Statusi aktual i tij është ‘në vlerësim”. Në këtë tender emergjent, ishin hequr fare kushtet për të dëshmuar realizimin e dërgesave në Evropë (Gjermani, Francë) brenda 24 orëve, në Azi nga 48 deri në 72 orë, Afrikë gjithashtu 48 deri në 72 orë dhe në SHBA e Kanada për 36 deri në 48 orë.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza përuroi QMF-në, e re në Mitrovicë dhe vizitoi Kompleksin Social në Frashër

Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka qëndruar sot në Mitrovicë, …