Ministria e Punëve të Jashtme ia refuzon kërkesën për ta vizituar Kosovën, Petar Petkoviq

MPJD e përshëndet miratimin e rezolutës për Kosovën në Këshillin e Ministrave të Organizatës për Bashkëpunim Islamik

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përshëndet dhe e mirëpret miratimin e rezolutës për Kosovën të Këshillit të Ministrave të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, në sesionin e 47-të të saj, mbajtur në Niamey, kryeqytetin e Niger. Siç njofton kumtesa, përmes kësaj rezolute, shtetet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik u bëjnë thirrje vendeve anëtare, të cilat nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës, që të veprojnë në njohjen e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, duke shtuar se kjo do t’i shërbente paqes në rajon dhe më gjerë. Organizata për Bashkëpunim Islamik, gjithashtu, mirëpret bashkëpunimin e Republikës së Kosovës me institucionet ekonomike dhe financiare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, ndërsa u bën thirrje vendeve anëtare të saj të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …