Ministria e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës ka ftuar qytetarët e Kosovës që gjenden në Izrael që t’i zbatojnë udhëzimet e sigurisë nga autoritetet e atjeshme. “Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është në komunikim të pandërprerë me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Izrael si edhe me të gjithë qytetarët e Kosovës, në Izrael. U bëjmë thirrje të ndjekin e të zbatojnë udhëzimet e sigurisë, të bëra publike së fundmi nga autoritetet vendase. Për çdo nevojë të mundshme ftohen të kontaktojnë në telefon dhe WhatsApp me numrat e kontaktit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Izrael: +972 58-634- 0450” thuhet në mes tjerash në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës.
