MPMS bënë të ditur se në një të ardhme të afërt, planifikojmë të instalojnë edhe sistemin e shtesave për fëmijë

MPMS bënë të ditur se në një të ardhme të afërt, planifikojmë të instalojnë edhe sistemin e shtesave për fëmijë

Përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në Kosovë bëjnë të ditur se në një të ardhme të afërt, planifikojmë të instalojnë edhe sistemin e shtesave për fëmijë. Në një përgjigje dërguar përmes postës elektronike, zyrtarë të kësaj ministrie thonë se aktualisht janë në fazën e hartimit të dy koncept- dokumenteve, një që ka të bëjë në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare dhe tjetri për rregullimin e fushës së pensioneve. “Me aprovimin e këtyre dy koncept-dokumenteve do të hartohet legjislacioni përkatës që do të përcaktojë kompensimet dhe përfitimet për të gjitha kategoritë dhe ofrimin e shërbimeve sociale edhe familjare. Saktësisht, ne planifikojmë krijimin e një Fondi për Sigurime Sociale, me atë të së cilit, në një të ardhme të afërt, planifikojmë të instalojmë edhe sistemin e shtesave për fëmijë”, thuhet në një përgjigje dërguar Radios Evropa e Lirë nga zyra për informim e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. Shtesat për fëmijët kanë qenë premtim i vazhdueshëm i partive politike gjatë fushatave zgjedhore. Ish-kryetari i Partisë Demokratike, tashmë president i Kosovës, Hashim Thaçi, pati premtuar 300 euro për çdo fëmijë të sapolindur, premtim ky që nuk është realizuar asnjëherë. Ndërkohë, nismën për shtesat e fëmijëve në Kuvendin e Kosovës e pati iniciuardeputetja e Kuvendit të Kosovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj- Bujupi. Ajo në atë kohë pati deklaruar se është llogaritur se do të përfitojnë rreth 500 mijë fëmijë, nga mosha 0 deri në 16 vjeç, me nga 10 deri në 40 euro në muaj, varësisht numri i fëmijëve. Sipas një llogarie ishte thënë se vlera e shtesave të fëmijëve mund të arrijë në 3 për qind të buxhetit të përgjithshëm të Kosovës. Buxheti i Kosovës për vitin 2018 është 1.8 miliardë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …